• |
ide | kryesore

‘Ish-sigurims’, prokurori Bujar Sheshi kallëzon Autoritetin e Dosjeve

Lajme, Të fundit



Prokurori Bujar Sheshi ka bërë sot një kallëzim kundër Autoritetit të Dosjeve në lidhje me akuzat që i janë bërë se ka qenë sigurims në kohën e Komunizmit.

Sheshi ka kallëzuar për falsifikim dokumentesh Autoritetin e Hapjes së Dosjeve. Gjatë ditës së djeshme  institucionet kanë pasur përplasje për çështjen “Sheshi”, ndërsa vet prokurori ka mohuar akuzat.

Nga mbledhja e KLP, Sheshi i quajti akuzat shumë të rënda dhe që vijnë nga qarqe të caktuara politike. Ai shkoi më tej duke i quajtur dhe të tipit mafioz që synojnë goditjen e organeve të reja të drejtësisë.

“Deklaroj se nuk kam qenë asnjëherë bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit. Objektivi i këtij sulmi më i ulët se kaq. Synohet të goditet procesi i reformës në drejtësi. Fakti që kanë arritur të manipulojnë deri në institucione shtetërore, me krijon bindjen që pas tij fshihen njerëz te rëndësishëm të politikës. Kjo është një situatë e rëndë dhe tepër e rrezikshme. Do kërkoja ndihmën tuaj për zbardhjen e të vërtetës dhe që janë bërë pjesë e një skenari mafioz.

Reagimi jonë duhet të jetë serioz, kjo duhet bërë për të bërë të mundur mbrojtjen në institucionit tonë. Këto janë sulme dashakeqëse që vijnë nga klasa politike.

Refuzoj kategorikisht çdo akuzë dhe vendimmarrje sipas të cilit unë kam qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Drejtësia do merret me këtë çështje dhe do arrijë një konkluzion të qartë. Nuk besoja se do arrinin deri në këtë sajesë.”, u shpreh prokurori Sheshi.

Autoriteti i Dosjeve deklaroi një ditë më parë se për Bujar Sheshin janë gjetur disa dokumente të tjera, në arkivën që nuk është pranë këtij institucioni. Sipas këtij institucioni, ka fakte kontraktiktore për Bujar Sheshin, dhe ku në disa dokumenta rezulton se është ai është rekrutuar në moshë të mitur.

“Për rastin në fjalë, nga administrimi i dokumentacionit që disponojmë dhe nga verifikimet e kryera në fondet arkivore të cilat përmbajnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat ruhen në godina të ndryshme, shumë larg nga zyrat aktuale të AIDSSH, u ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të shtetasit Bujar Sheshi në moshë të mitur (nën 18 vjeç). Në këtë kontekst, u zhvillua dhe procesi i riverifikimit, përmes Drejtorisë së Gjendjes Civile, të gjeneraliteteve të shtetasit Bujar Sheshi (kontradiktore me të dhënat e shënuara në Formularin e Aplikimit nga vetë z. Sheshi)”, thekson Autoriteti i Dosjeve.

Më tej thuhet se: “Për sa i takon deklaratave apo insinuatave të krijuara nga mediat apo përfaqësues të partive politike, deklarojmë me bindje se vonesa në përgjigjen e Autoritetit për Prokurorinë e Përgjithshme, kurrsesi nuk është e lidhur në mënyrë absolute me qëllim zvarritjen e këtij procesi, por ajo ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me argumentet e sipërcituara dhe me nevojën për nivel sa më të lartë ligjshmërie dhe standard transparence”. 



3 Comments

  1. Mire e zeme se ska qene spiun
    Po’ hetues Ka qene?
    Ne i dime torturat qe benin
    Ketà qelbesira pervec marrjes ne pyetje.
    Kam PA me nji dokumentar
    Per grate ruse te martuara me shqiptare,ku nje hetuese qe Tani ishte Bo si nje zhabe e fryre tullace
    I kishte shkul floket sa here e merrte ne pyetje njeres prej ketyre
    Ajo Tani i kishte floket shume te bukur me ato thinjat fisnike
    Kurse kjo megjithese kishte hap nje studio ligjore ne Tirane
    Zoti iKa dhane nji semundje qe te behet tullace dhe ajo parukja me qime dhije i dukej per ibret.
    Prandaj mos u merzisni
    Se Ka Zot qe merr hak.

  2. Mua dhe tani me terqedhen mishte kur kujtoj torturimin e te pafajshemve nga keto ish sigurimsa katile ,imorale dhe kriminele te edukuar nga shkolla e ish sigurimit te shtetit ne Cauk te tiranes. Te gjithe pas renies se diktatures per faj te saliut dhane provime shtese dhe u bene gjykates , avokate duke zene vendet kyce kudo ne prokurori dhe gjykata si ky tipi me lart qe e njohin te gjitha ne tirane e ne rredhe si kryetare gjykatesh te shkalles se dyte ne durres etj qe me egesrine e tyre i pinin i pnin te drejte vetem atyre qe i ipnin leke per jeten e tyre lluksoze qe benin. ata ishin te lidhur si rrjet merimange me akokatet qe kishin mbaruar kete shkolle te cilet ishin seksere te ketyre te pa fytyre dhe pastaj rrjeti ityre vaxhdonte me notere te te njejtit provesion ish sigurims dhe c eshtja mbyllej ne dem te atij qe nuk kishte para dhe duhet te vuajne deri sa te gjejne drejtesine e munguar po zoti do ti denoje pavaresish se sot keta njerez perbindash kane bere femijet si vehten gjygjtar , avokat . noter Te gjithe keto mostra duhet te marrin denimin e meritutuar dhe ti cfuqizohen dipllomat e blera per juridikun femijeve te tyre Ju lutem verifikojeni duke marre emrat nga amza e shkolles se ish sigurimit dhe do bindeni per kete mashrtrim qe u be ne emer te demokrcise nga saliu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *