• |
ide | kryesore

Dua, Rita dhe Ava Max pranojnë ftesën e Bebe Rexhës për bashkëpunim

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme nëpërmjet një postimi në ”Twitter”, Bebe Rexha iu kërkoi publikisht një bashkëpunim tre këngëtareve shqipëtare me famë botërore Dua lipës, Rita Orës dhe Ava Max. E para që pranoi ftesën ishte Ava Max e cila ishte mjaft e gatshme për këtë projekt. Por ajo që i habiti të gjithë ishtë se ftesën e kanë pranuar edhe Dua Lipa dhe Rita Ora të cilat janë përfolur prej kohësh për hatërmbetje mes njëra tjetrës. Duket se ky projekt do ti sheshojë të gjitha hatërmbetjet mes tyre. Nëpërmjet komenteve në këtë postim ato kanë treguar dëshirën e madhe për të punuar së bashku në një projekt mes shqiptaresh.
“Hajde shqipe”, ka shkruar Dua Lipa.
“Jam shumë në rregull. I respektoj të gjitha këto femra të pabesueshme”, ka shkruar Rita Ora.
Përpos rëndësisë historike për shqiptarët, ky projekt bashkon për herë të parë Dua Lipën dhe Rita Orën, të cilat për momentin kryesojnë në listat muzikore në të gjithë botën



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *