• |
ide | kryesore

Trump i cilëson naive shërbimet e inteligjencës amerikane

Planet



Presidenti Trump i ka cilësuar agjencitë e inteligjencës amerikane si “naive” dhe “të gabuara” ndaj Iranit, pasi vlerësimi vjetor i tyre ndaj kërcënimeve kundërshtoi qëndrimin e tij të ashpër duke minimizuar kërcënimin bërthamor të Teheranit.  “Njerëzit e agjensive të inteligjencës duket se janë jashtëzakonisht pasivë dhe naivë kur vjen fjala për rreziqet e Iranit”, tha Trump përmes një postimi në Twitter të mërkurën.

“Ata janë të gabuar! Ata po testojnë Raketat (javën e kaluar) dhe më shumë, dhe po vijnë shumë afër. Kini kujdes Iranin. Ndoshta Inteligjenca duhet të kthehet në shkollë”, u shpreh ai.

Sanksionet agresive të Trumpit kundër Iranit kanë shtrënguar ekonominë e Republikës Islamike, por paralajmërimet e presidentit për “rreziqet e Iranit” nuk shihen me të njëjtin sy nga agjencitë e inteligjencës të SHBA.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Dan Coats, paraqiti të martën vlerësimin vjetor të agjencive “Vlerësimi i kërcënimeve në mbarë botën”. Në të, ai paralajmëroi për kërcënimet kibernetike nga Rusia dhe Kina dhe kërcënimet bërthamore nga Koreja e Veriut, por hoqi dorë nga rreziku i një Irani bërthamor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *