• |
ide | kryesore

77 vota kundër, PS rrëzon në Kuvend propozimin e Metës për KLSH-në

Lajme, Të fundit



Parlamenti ka rrëzuar me 77 vota të mazhorancës kandidaturën e Bahri Shaqirit për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.Shaqiri ishte kandidat i propozuar nga presidenti Ilir Meta. Kjo është kandidatura e dytë e Metës që rrëzohet nga mazhoranca, pas rrëzimit të kandidaturës së parë, atë të Vitore Tushës, anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Kandidatura e parë u rrëzua me pretendimin se zonja Tusha që ka kaluar procesin e vettingut, është e domosdoshme për të qenë anëtare e gjykatës më të rëndësishme në vend. Ndërsa për ish-kreun e SHISH u tha se ai s’ka profil dhe përvojë financiare për të drejtuar KLSH-në.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *