• |
ide | kryesore

Korrupsioni, OSBE: Të keqardhur për regresin e Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Prezenca e OSBE-së në vend u shpreh e keqardhur “që prirja pozitive (për korrupsionin) që ekzistonte prej vitit 2013 e në vijim u përmbys në 2017-ën dhe u përkeqësua më tej në vitin 2018”. 

Raporti i Transparency International, e ka renditur Shqipërinë në vendin e 99-të, ndryshe nga një vit më parë kur ajo ishte e 91-ta. Raporti që përfshinë 180 vende të botës përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar.

Sipas Trasparency International, “duke qenë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria ishte përmirësuar gjatë pesë viteve të fundit me pesë pikë. Por, krahasuar me një vit më parë ajo ka shënuar rënie për dy pikë, nga 38 në 36 në krahasim me vitin e kaluar. Kjo mund të jetë për shkak të një ngërçi politik që bllokoi disa reforma anti-korrupsion të ecin përpara. Me një proces të ri të vetingut dhe kuadrin institucional të kundër korrupsionit pothuajse të plotë, mbetet për t’u parë nëse Shqipëria do të përmirësojë rezultatin e saj në të ardhmen”, thuhet në raport.

“Fatkeqësisht, shumica e vendeve të Evropës Juglindore kanë pësuar regres në krahasim me një vit më parë. Prirja negative në rastin e Shqipërisë është edhe më shqetësuese, pasi përmbys përmirësimin e dukshëm në perceptimin e korrupsionit mes viteve 2013 dhe 2016″, tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së ambasadori Bernd Borchardt, në një deklaratë të posaçme.

“Rezultatet e indeksit tregojnë se Shqipëria duhet të vijojë së reformuari sistemin e institucioneve të saj publike, i cili perceptohet si më i korruptuar sesa dy vjet më parë”, nënvizoi ambasadori Borchardt, ndërsa shtoi se reformat e ndërmarra, përfshirë këtu vetingun në sistemin e drejtësisë, duhen realizuar, si dhe të ngrihen institucionet e reja kundër korrupsionit: “Presim me padurim themelimin e institucioneve të reja kundër korrupsionit dhe vazhdojmë t’i bëjmë thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese në Shqipëri të vazhdojnë me zbatimin e reformave në drejtësi dhe reformave kundër korrupsionit në përputhje me rekomandimet dhe detyrimet ndërkombëtare të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit”, u shpreh zoti Borchardt.



6 Comments

  1. Une i keqardhur
    Ti i keqardhur
    Ai i keqardhur
    Ne te keqardhur
    Ju te keqardhur
    Ata qe nuk marrin vesh dhe shtremberojne gjuhen tone me fjale “te modes”..

  2. Keta te keqardhur??? Keta jane te korruptuar dhe jo respektues ndaj principeve te demokracise transparences per vete hahahahahahaha zbatoni vete njehere rregullat pastaj predikoni per te tjeret

  3. JU THONI REGRES. PA PYETNI RAMAZANIN SE C’THOTE? PER RAMAZANIN JU JENI KAZAN , SAPLLAKE , KUSI , TEPSI ,TENXHERE,GOVAT ,,,,,,,,,,HAHAHAAAAAAAA

  4. Hahaha. Zgjedhjet paten probleme por ishin me te mira se heren e kaluar, apo jo. Kjo ishte formula juaj qe hanit e pinit e paguheshit nga gjaku i ktij populli. Ikni o degjenerata meritoni akuze per shkerthatacion e propogande ne Hage. Ju e cuat vendin tone ne kete gjendje se ju ka pelqy 30 vjet rresht PPP-ja

    1. sajmir o sajmut ik te roshi,xhelili me vella te mitur e moter me ngut,se po nuk u shkove pernjeher te qijn ne grup pastaj te bejn beter si ramen,erionken e ballen.te duket pastaj bytha fytyr e fytyra byth,jasteku fmij 9 muajsh e avioni mushkonj.ik tash sajmut bere me ngut se ne vend te barit te enverit rama pastaj te jep te stalinit mut.

  5. sajmir o sajmut ik te roshi,xhelili me vella te mitur e moter me ngut,se po nuk u shkove pernjeher te qijn ne grup pastaj te bejn beter si ramen,erionken e ballen.te duket pastaj bytha fytyr e fytyra byth,jasteku fmij 9 muajsh e avioni mushkonj.ik tash sajmut bere me ngut se ne vend te barit te enverit rama pastaj te jep te stalinit mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *