• |
ide | kryesore

5 shqiptarë kapen me kanabis në Angli

Lajme, Të fundit



Pas një aksioni ku u përfshinë rreth 50 policë, 5 shqiptarë u arrestuan prej policisë britanike për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të llojit kanabis.

Mbi 570 bimë kanabis janë identifikuar nga ajri me helikopter, të mbjella në 7 shtëpi të ndryshme në zonën e Brettonit.

Sipas mediave britanike, shqiptarët e arrestuar janë të moshave nga 19-49 vjeç, ndërsa tre prej tyre janë identifikuar me emra. Të  arrestuarit e identifikuar janë Adrian Pepaj, 22 vjeç, i cili akuzohet edhe për mbajtjen e dokumenteve të rreme. Ndërsa Kledian Lezaj, 27 vjeç dhe Sokol Sakuta, 23 vjeç, janë të akuzuar për veprën penale të prodhimet të lëndëve narkotike. Pas verifikimeve të hollësishme, dy nga pesë të arrestuarit janë liruar  dhe po hetohen në gjendje të lire.

Nëse do të shitej në tregun e zi, droga e kapur prej 50 policëve do të kishte një vlerë prej 500 mijë paund.

Rreshteri Jason Hancock, tha për mediat angleze se operacioni ka të bëjë  me sekuestrimin e pasurisë dhe kapjen e grupeve të rrezikshme.

“Kjo ka të bëjë me marrjen e gjysmë milioni paund nga xhepat e bandave të organizuara të cilët do të përdorin paratë për të blerë drogë të klasës A dhe për të financuar krimin si trafikimi i qenieve njerëzore. Ky ishte një operacion i udhëhequr nga inteligjenca, ku mësuam për një shtëpi dhe dërguam helikopterin për të verifikuar atë që menduam. Helikopteri gjeti edhe gjashtë të tjera. Këto prona mund t’i jepnin bandave të organizuara rreth 2,5 milionë paund, por ne e kemi ndaluar këtë”, tha ai.



1 Comment

  1. pse qfare prisnit ju; te kapen me nje zbulim shkencor.po qfare tjeter prodhon ram qelbesira,gramoz ruq coftira,spartak braho drakulla e bythqiri taulante balla. kokaina pos vrases,trafikant,perdhunues e hana,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *