• |
ide | kryesore

Inter, edhe numrat janë kundër Icardi: kurrë kaq keq nga 2013

Sport



Ndoshta nuk është faji i rinovimit që nuk po vjen, por sigurisht momenti i vështirë i Inter koincidon me një nga periudhat më të vështira me golin, në karrierën italiane, të Mauro Icardi. Ndaj kritikave dhe momenteve të vështira, kapiteni zikaltër është përgjigjur gjithnjë me fakte, por tani edhe numrat janë kundër tij. Nëse përjashtojmë Kupën e Italisë, ku ka shënuar vetëm me penallti kundër Lazio, Icardi nuk shkon tek goli, prej 6 ndeshjesh radhazi në Serie A.

Për tu kthyer tek goli i fundit me aksion, duhet arritur tek 15 dhjetori, kur vendosi sfidën në shtëpi kundër Udinese (1-0). Është thatësira e tij më e madhe që kur vesh fanellën e Inter. Vetëm në 2013, në sezonin e tij të fundit me Sampdoria, bëri më keq. Në atë rast, nuk gjeti golin për 9 ndeshje radhazi në kampionat. Një tjetër statistikë e rëndësishme i takon goditjeve, gjithnjë në Serie A. Icardi nuk ka mundur të shënojë në 15 tentativat e fundit. Ka barazuar rekordin e tij negativ, që i takon majit 2013, gjithnjë me Sampdoria.

Për atë, që si kapiteni zikaltërv vjen nga titulli i golashënuesit (edhe pse bashkë me Immobile) në kuotën e 29 golave, të jesh i ndalur me 9 gola kur mbetet më pak se gjysma e kampionatit për tu luajtur, do të thotë se është poshtë pritshmërive. Kriza është e dukshme dhe tifozët e Inter urojnë që të zgjasë sa më pak, sepse është një vend në Champions League për tu mbrojtur dhe pa ndihmën e tij do të jetë e vështirë të arrihet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *