• |
ide | kryesore

Rudina Hajdari: Qeveria duhet të punojë më shumë për ata që po largohen

Lajme, Të fundit



E pranishme në seancën plenare të ditës së sotme, deputetja e PD-së Rudina Hajdari i bëri thirrje të gjithë palëve politike që të punojnë më shumë për vendin në mënyrë që shqiptarët të mos largohen në mënyrë të vazhdueshme, siç është edhe duke ndodhur.

Hajdari, tha se të rinjtë e kanë më të lehtë të blejnë një biletë avioni dhe të largohen drejt Gjermanisë apo edhe Francës, se sa të qëndrojnë në Shqipëri.

“Disa politikanë si përfaqësues të vendit nuk punojnë për ta. Si pasojë ato detyrohen të largohen nga vendi dhe kryesisht drejt vendeve të BE. Ndaj them se kjo qeveri duhet të bëjë më shumë për ta. Unë kam patur takime me trupën diplomatike në BE në lidhje me çështjen. Edhe pse e dinë  se Shqipëria është një nga ato vendet stabël. Ata e shikojnë më mirë të blejnë në biletë avioni dhe të ikin për Gjermani, Francë. Nuk është opozita, por duhet të jëtë vullneti i të dyja palëve”, tha ajo.



4 Comments

  1. Morali fillon nga vetja…Ty zonje te pruri karrigia e deputetit ne Shqiperi . Nuk ke nje dite pune.
    Kur qenka kaq mire pse nuk e bie familjen ne Shqiperi…?
    Keto jane gjynahet e Bashes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *