• |
ide | kryesore

Në Kosovë mbahet seancë e jashtëzakonshme pas përdhunimit të 16-vjeçares

Lajme, Të fundit


Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot në orën 12:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme për 16-vjeçaren nga Drenasi, e cila u përdhunua nga mësuesi dhe më pas edhe polici, te i cili shkoi për të denoncuar.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se me VV dhe LDK kanë kërkuar mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme.

Haxhiu u shpreh se kërkojnë përgjegjësi institucionale për rastin e abuzimit të së miturës në Drenas.

E mitura ka shkuar të denoncojë përdhunimin nga mësuesi, por është përdhunuar për një kohë të gjatë përmes shantazhit edhe nga polici.

Efektivi i policisë që akuzohet për abuzimin me adoleshenten është zëvendësshefi i hetimeve i Policisë në këtë komunë, Vesel Veseli. Historia bëhet edhe më e rëndë pasi ka dyshime që ky shtetas të ketë abuzuar gati dy vite me vajzën, madje e ka lënë edhe shtatzënë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *