• |
ide | kryesore

Hetohet shkolla e 14-vjeçares dhe Drejtoria Arsimore në Kavajë

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Durrësit thellon hetimet lidhur me rastin e 14-vjeçares në Kavajë, e cila u abuzua seksualisht nga shokët e shkollës.

Krahas hetimit për të dyshuarit, organi i akuzës ka shtrirë hetimet edhe mbi stafin pedagogjik të shkollës ‘Rilindja’ që frekuentonte vajza si dhe drejtorinë Arsimore në Kavajë.

Kjo për faktin se institucioni arsimor, u informua për skandalin dhe për pesë ditë me radhë heshti duke mos denoncuar krimin në polici.

 “Hetimet ndaj shkollës janë duke u kryer me përparësi”, tha një burim i prokurorisë për ‘News24. Për skandalin e abuzimit të të miturës, janë në pranga 7 persona, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Në vendimin e gjykatës së Durrësit thuhej se pasi u informua për ngjarjen, mësuesja e thirri nxënësen e mitur, duke i kërkuar t’i fliste për marrëdhënien me një nga djemtë e klasës.

Në bisedë, vajza i ka rrëfyer asaj se ishte abuzuar seksualisht nga disa prej djemve të shkollës, të cilët e kërcënonin me publikimin e pamjeve filmike, në të cilat shfaqej duke kryer marrëdhënie me të dashurin e saj.

Në këto kushte,  mësuesja thirri nënën e vajzës dhe në prani të drejtoreshës e psikologes së shkollës, i ka treguar gjithçka kishte ndodhur.  Institucioni u mjaftua me kaq. Heshti për ngjarjen, pasi nuk e denoncoi krimin tronditës në polici.

 



3 Comments

  1. dhe babai monster i kesaj e pret laviren spiropali e na bejn dhe show me vajzen.turp p ridhjerja e stalinit rama.po ministrja e perdhunimit shehaj pse nuk flet.

  2. szhkolla ka pergjegjesine e saj e cila ngjaria kishte 4 muaj qe te fjithe nxenesit flisnin dhe nga drejtoresha e rilindjes nuk u be qe ne villim mdenoncimi ne polici ishte mire dhe per ate qe ky fenomen te frenohej qe ne nisje pa marre keto permasa dhe ne fund dhe me denoncimin e pastrueses nik denoncuan per te ruajtur emrin e shkolles dhe jo demin qe do i behej vajzes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *