• |
ide | kryesore

SPAK nis hetimet për një tjetër njeri të afërt të Belinda Ballukut

Arkiva, Lajme, Të fundit
Belinda, Ceno Klosi



SPAK nisi sot hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi, i cili po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Mësohet se Ceno Klosi është kushëri i Belinda Ballukut. Hetimi ndaj Klosit vjen disa ditë pasi ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i Ballukut, u arrestua nga SPAK.

Lexo më tej: Pranga Evis Berberit/ Në burg krahu i djathtë i Belinda Ballukut 

Prokuroria e Posaçme konfirmoi përmes një shkrese zyrtare për ‘News 24’ se hetimet ndaj kryetatimorit Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se kur subjektet e hetimit janë zyrtarë të lartë apo ish-zyrtarë, SPAK zhvillon edhe hetim pasuror.

Hetimi pasuror shtrihet jo vetëm në subjektet nën hetim, por edhe personat e bashkëlidhur me të.

Çdo rritje e pasurisë së Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, pas marrjes së detyrës, është objekt i këtij hetimi.

Hetimi shtrihet në transaksione apo pasuri të paluajtshëm prej tij ose personave të bashkëlidhur me të.

Që nga korriku 2023 Klosi dhe vartësit e tij janë vëzhguar dhe përgjuar nga Prokuroria e Posaçme.

Vartësve të tij i janë sekuestruar edhe aparatet celularë.

Lexo më tej: Rivaliteti/ Beteja Veliaj-Belinda Balluku, për të kapur ekranet 



10 Comments

    1. Eshte ne sistem vjedhja masive e rilindjes. Vete lideri e ka thene qe kur ka marre pushtetin: vjedhja eshte ne sistem, por rilindja ka tejkaluar cdo imagjinate.

  1. Ore ne Anglisht cili eshte termi per shperdorim detyre, se keta po nuk te kapen me leke ne dore keta sdine si te denojne per korrupsion.

  2. Me vjen shume mire qe reforma ka krijuar nje drejtesi te re me nje fytyre humane dhe

    jo si ate drejtesine cnjerzore para reformes qe fuste ne burg 38 000 qytetare vetem brenda

    nje viti per fatura te papaguara te energjise elektrike shuma e te cilave sebashku ishte me e

    vogel se fatura e Bechettit. Sot me drejtesine e re me fytyre humane nuk ka denime aq te

    ashpra per zyrtaret qe kane perfituar milion a qindra milion euro. Sot kjo drejtesi nuk u kerkon

    ketyre perfituesve qe te kthejne parate e vjedhura e aq me pak ti kthejne dyfish por vetem

    i qorton se kane shperdoruar detyren. Rrofte drejtesia e re me ne krye shokun Rama.

  3. Keta u dhine duke ngrene dardha, mandarina, portoka-re e gjithshka mbas bythes se te medhenjve dhe keta te fundit as nuk dine gje dhe as nuk e ndjejne “aromen e frutave” qe konsumohen. Keta muter kane qelbur dynjane “duke ngrene gjithshka” por asgje deri sot nuk po duket. Tani bejne mire te pregatiten te hane edhe ndonje “PERIME” te llojit Pras, Patate, Trongull pse jo dhe speca djegs, se sdq vitamina kane edhe ato te shkretat.
    Nese kane filluar hetimet ky xhaxhi duhet pezulluar menjehere nga detyra, si mase paraprake, vetem nese ja kane bere gati te gjitha formalitetet dakort.

  4. Duke pare milionat e ketyre, merni me mend miliardat e qeveritareve.. Mjer ky popull idjot, servil dhe i paditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *