• |
ide | kryesore

Pranga Evis Berberit/ Në burg krahu i djathtë i Belinda Ballukut

Arkiva, Kryesore, Lajme



Ka përfunduar në pranga një nga njerëzit më të afërt të Belinda Ballukut, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi përgjegjës për projektet e rrugëve në të gjithë vendin. Për momentin fotot e Berberit janë të rralla në profilin e zv.kryeministres dhe ministres së energjisë, por kushdo që ka parë inspektimet e rrugëve nga Belinda Balluku nuk e ka humbur tqë riun që qëndron gjithnjë pranë saj, duke e informuar për ecurinë e projekteve që nga unaza e madhe e Tiranës, rruga e Arbërit, tuneli i Llogarasë apo rrugët e tjera që po ndërtohen në të gjithë vendin.

Ditën e sotme është njoftuar se Evis Berberi bashkë me dy biznesmenë miq të tij ka përfunduar në qelitë e paraburgimit, pas një kontrolli blic në banesë ku i janë gjetur shuma parash dhe piktura me vlerë disa mijëra euro. Arrestimi u krye mbrëmjen e kaluar, kur edhe u shpërnda lajmi për dorëheqje, ndërkohë që mësohet se dy biznesmenët e tjerë janë Valter Begaj, dhe Ervis Lame.

Mësohet se SPAK nisi një hetim javët e fundit për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018, dhe dyshohet për transferim fiktiv me qëllim që të shmangte konfliktin e interesit, pasi do të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Dyshohet se lëvizja e parave me kompaninë ka qenë fiktive.

Në njoftimin e SPAK për këtë çështje, thuhet se “Ervis Berberi, fillimisht në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë, më pas në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “N……. Group”,sh.p.k., (që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur shtetasi E. B. ishte titullar i autoritetit kontraktor), përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “D……. sh.p.k., të kontrolluar prej tij”

Për të kryer transferimin e parave, Berberi ka përdorur kompanitë e dy miqve të tij biznesmenë Valter Begaj dhe Ervis Lame, të cilët janë arrestuar bashkë me të për akuzat e korrupsionit dhe pastrimin e parave.

Hetimi kufizohet tek manipulimet e Evis Berberit dhe dy miqve tw tij. Duhet thënë se SPAK nuk ka prekur një nga burimet më të fuqishme të korrupsionit në vend, siç është ai i tenderimit të rrugëve ku qarkullojnë qindra miliona euro. Më shumë se një lëvizje për të zhbërë korrupsionin me rrugët, kjo goditje e SPAK duket se synon të vendosë balancat në klanet brenda Partisë Socialiste.

Pak muaj më parë, SPAK arrestoi krahun e djathtë të Erion Veliajt, Taulant Tusha për korrupsionin me inceneratorin e Tiranës. Veliaj e mbrojti publikisht vartësin e tij pas arrestimit, ndërkohë që mbetet për t’u parë reagimi i Belinda Ballukut./Lapsi.al

Njoftimi zyrtar i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr. 214, të vitit 2023, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 258, 244-25, 259, 287/2 të Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (depozituar në datën 07.03.2024), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 21, datë 13.03.2024 ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim E.B., me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 259, 287/2 të Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal shrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim V.B., ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë “N….. Group” sh.p.k., dhe ortak i shoqërisë “D…..” sh.p.k., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 244-25, 287/2 të Kodit Penal.

3. Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim E.L.,administrator i shoqërisë “D….” sh.p.k., dhe punonjës i shoqërisë “N…….Group” sh.p.k.,si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 244-25, 287/2 të Kodit Penal.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datën 13.03.2024, masat e sigurimit të caktuara me vendimin Nr.21, datë 13.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tre të hetuarve.

Nga analiza e provave të marra deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasi E. B., fillimisht në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë, më pas në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “N……. Group”,sh.p.k., (që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur shtetasi E. B. ishte titullar i autoritetit kontraktor), përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “D……. sh.p.k., të kontrolluar prej tij.

Marrja e këtyre përfitimeve është realizuar pas fitimit të procedurave të prokurimit nga ana e shoqërisë “N…… Group”, sh.p.k., në zotërim të shtetasit nën hetim V. B., prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoritetit kontraktor, shtetasin E.B., dhe më pas kanë kaluar vlera monetare nëpërmjet transaksioneve në drejtim të shoqërisë në zotërim indirekt të shtetasit E. B. “D…..” sh.p.k, me përfitues shtetasin E. B.. Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, nëpërmjet shtetasve V. B., E. L. dhe B. B., i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “D…..”sh.p.k, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale. Në këto rrethana shtetasi E. B., dyshohet për kyerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga neni 287, gërma “d” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

Ndërsa shtetasi V. B. në cilësinë e ortakut të shoqërisë “N….. Group”, sh.p.k, për shkak të fitimit të procedurave të prokurimit publik të zhvilluar nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, me titullar të autoritetit kontraktor shtetasin E. B., ka transferuar vlera monetare në drejtim të shoqërisë “D……” sh.p.k, në zotërim indirekt të shtetasit E. B., por që është menaxhuar nga shtetasit B. B., E. L. dhe V. B., me qëllim dhënien e përfitimit të parregullt shtetasit E. B. Në lidhje me veprimet e kundraligjshme të tyre shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal. Investimi në veprimtarinë ekomike të këtyre vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “D…..”sh.p.k, janë bërë gjatë kohës që kanë qenë ortak të shoqërisë shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., që përbëjnë edhe produkte të veprës penale. Në këto rrethana, shtetasit V. B., E. L. dhe B. B., në bashkëpunim me shtetasin E. B., dyshohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga neni 287, gërma “d” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Agjencia për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137,400,000 (njëqind e tridhjetë e shtatë milion e katërqind mijë) lekë pa Tvsh, me operator fitues shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k. Kurse gjatë kohës kur shtetasi E.B., ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101,811, 343 (njëqind e një milion e tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e tre) lekë, pa Tvsh, me fitues bashkimin e operatorëve me pjesëmarrëse shoqërinë e shtetasit V.B., “N…Group” sh.p.k.

Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria “D….”sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit E.B., ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e shtetasit V.B. “N….Group”sh.p.k., në vlerën 223,480,476 (dyqind e njëzet e tre milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, me tvsh.



52 Comments

  1. Kjo eshte vetem loja e SPAKUT qe arreston drejtoret dhe amniston ministrat.

    Te gjithe keta drejtore kane derdhur ne xhepat e titullareve te tyre rryshfetin e hajdutllikun e tyre ndryshe nuk e mbanin ate vend, prandaj Spaku duhet te kontrolloje dhe shtepite e tyre dhe te aferme e bashkepunetoreve te ministrave.

    Ndryshe eshte vetem SHOW

    1. Nuk ngeli njeri pa ngrene kumbullat pas shpines se te gjatit… E mer Edrama i bere leket e popullit rrush e kumbulla bashke me drejtorat. Se kujtojne njerezit qe keta vjedhin vetem. Show i radhes. Mjere ne qe lame kockat per kete vende qe te hane horrat

      1. Popull kurvë, ske faj! Eshte për ti qi robt ktij populli që të të votojë, sepse ndryshe i dukesh pa nivel!!!

        Ti han mutin ramës derisa te kene fryme. Popull kurvë

      1. C’rendesi ka? Sapo te hyje ne burg do behet femer. Aqif Baromina po rregullon krevatin dopjo ne burgun e Peqinit. I ka bere gati tangat, zhartjeret, prangat dhe kamzhikun.

    2. Janë ndruar katër ministra të mbrendshëm të qeverisë së Ramës. pasi ja kanë hëngër atij kumbullat pas shpinës, e nga ata, u arrestua i pari që doli nga burgu, ndonëse kanabizoi gjithë Shqipërinë e bashkëpunoi me bandat mafioze të trafikut të drogës.
      Na doli edhe zv.kryeministri Ahmetaj që i paskej ngrënë dardhat Ramës pas shpine që për ti shpëtuar arrestit u arratis.
      Tani na del që edhe pasuesja e rij, zv.kryeministrja Balluku, paska bashkëpunuar me hajdutë.
      Para nja dy ditësh e pamë kryeministrin Rama , që sëbashku me Ballukun, krenoheshin që në Dibër e kanë dyf.ishuar numurin e antarësisë së PS, bile duke ju bërë thirrje edhe antarëve të partive opozitare, që të antarësohen në partinë e hajdutërisë.
      Po këtë skenë komike bëri Rama para ca ditësh edhe në Shkodër, ku bandat kriminale që i siguruan atij votat e Benetit, vazhdojnë të vrasin njeri tjetrin për prishje pazari parashë droge.
      Ka qenë vërtetë një ngjarje e dhimbëshme vrasja e katër personave në 21 janarin e 2011-tës e bëhet mirë që të rihetohet ajo ngjarje, ama jo duke e kapur nga bishti por nga koka.
      Është parim i kriminalistikës që në hetimin për një vrasje, sëpari hetohen shkaqet e mandej shkohet tek pasoja. Tek e fundit pasoja në ate ngjarje u pa me sy të lirë nga mediat vizive, e nuk ka se përse të hetohet apo komentohet.
      Shkaku ishte , organizimi i një proteste tejet të dhunëshme, për të rrëzuar qeverinë Berisha, që mbante në pushtet një zv.kryeministër të korruptuat si Meta.
      Nëse do të zhbiroheshin vërtetë shkaqet, mjafton të nxirren nga arkivet e mediave deklaratat e opozitës së atëhershme që bënte një ditë para ngjarjes thirrje për të marrë pushtetin me dhunë, edhe sikur të vriteshin mijra shqiptarë.
      Në 20 janar, disa media botuan edhe deklaratën e ambasadorit amerikan Arvizu, që e cilësonte protestën si një manifestim me tendenca antiamerikane.
      Faktikisht motivin e asaj proteste si shkak të korrupsionit të Metës, e hodhi poshtë vetë Edi Rama, pasi pas dy vitesh bëri koalicion qeveritar me te dhe i fitoi zgjedhjet.
      Dëgjova në emisionin e Top Channell ku u diskutua rikthimi i hetimeve për 21 janarin, që nga të gjithë panelistët nuk u përmendën fare shkaqet e asaj drame, siç i përmenda më sipër, por diskutohej vetëm se kush eite dha urdhërin për gardistët për të shtënë me armë.
      Në çdo vend të botës nese sulmohet me dhunë institucioni i kryeministrisë, me kryeministrin mbrenda, garda e republikës e ka për detyre të mbrojë institucionin e jetën e kryeministrit.
      Në Kapitolin e senatit amerikan , hynë me dhunë mbështetësit e partisë republikane të Trump.
      Edhe atje , oficerët e policisë vranë katër nga protestuesit.
      Nuk është marë drejtësia me vrasësit e sulmuesve të dhunshëm, por vetëm se u vra një oficer, po bëhen gjyqe të shumta kundër ish presidentit Trump, e qindra demostrues janë dënuar me burg mbi dhjetë vite.
      Nuk ishte dëgjuar asnjëherë ish presidenti Trump që të deklaronte se do ta marim pushtetin edhe me viktima të shumta, siç deklaronin opozitarët revolucionarë socialistë shqiptarë e Rama.
      Në 21 janar, për fat të mirë nuk u vra vërtetë asnjë gardist, por kemi sekuenca të shumta filmike ku protestuesit “paqësorë” thyenin bishtat e flamurëve në kokat e policëve e gjuanin me copa betoni rë shkulura nga troruaret e Piramida, drejt policisë e mandej edhe gardës.
      Në kushte të tilla, qoftë edhe për mbrojtjen e jetës së tyre , pasi kanë paralajmëruar se do të veprojnë, gardistët edhe mund të shtijnë me armë se njeriun njëlloj si plunbi, mund ta lerë të vdekur në vend një goditje me një copë betoni në kokë.
      Lr të kujtojmë se Piroja i Epirit, humbi jetën vetëm nga një copë tullë që ja hodhi në kokë një grua “paqësore” ndonëse ishte një mbret luftëtar që mbronte Epirin nga grekët.
      Pat bërë edhe opozita demokratike nën udhëheqjen e Bashës, protesta të fuqishme gjatë vitit 2019, para kryeministrisë , kur Rama ja mbathte si burracak jashtë shtetit apo nëpër rrethet e jugut.
      Por “dhuna” më e madhe , ka qenë shkatërimi i një këpurdhe gjigante që kryeministri me probleme mendore e kishte shëmtuar kryeministrinë.
      Ka edhe një detaj tjetër që nuk po përmendet në rihetimin e 21 janarit.
      Një nga gardistit “e zjarrit”, në mos gaboj Agron Malaj, u shpërblye pas ngjarjes nga Rama , duke u emëruar sekreter i PS e më vonë kryetar socialist i bashkisë së Matit.
      Nuk kam dëgjuar që në emisionet televizive të dalë ndonjë gazetar e të kërkojë hetimin e këtij gardisti, kur pothuajse në të gjitha televizionet thirret Idajet Beqiri, për të demostruar urrejtjen kllasore që ka ai si komunist ndaj Berishës.
      Po e njejta histori po përsëritet edhe me rihetimin e Gërdecit, për të nxjerrë si fajtorë vrasës Berishën e Mediun.
      Për çdë mendje normale është e pamundur që të akuzohen ata për Gërdecin si vrasës, pasi është njëlloj sikur ti akuzosh për vetëvrasje.
      Më të interesuarit në Shqipëri që të mos ndodhte ajo gjëmë, ka qenë kryeministri e ministri i mbrojtjes në detyre..
      Tragjedia u herua dhe u gjetën shkaqet duke ndëshkuar për mungesë sigurie shkaktarët e drejtëpërdrejtë e asaj ngjarje.
      Ka pasur vërtetë lidhur me ate fabrikë çmontimi, edhe një histori korruptive të tregëtise së armëve e fishekëve të vjetër por tregëtinë e armëve e bën çdo qeveri në botë, aq më tepër kur ka një arsenal municionesh e armësh të vjetra që nga Lufta e parë botërore, që kishte grumbulluar nëpër depo paranoiaku diktator Enver Hoxja, e që ishin një rrezik permanent për banorët .
      Artificialisht, implikimi i Berishës si përgjegjës për ate tragjedi, u përdor inskenimi se biri i tij Shkëlzeni paskej marë pjesë në pazaret me amerikanin Devirol, një kontrabandist i dënuar për këtë ngjarje.
      Devirol “çdutërisht” pati deklaruar se në takimet me te, kishte marrë pjesë edhe një djalë i ri “me sytë si të peshkaqenit” e pikërisht ata që ja kishin përcaktuar shikimin e peshkaqenit Shkëlzen Berishës, nxituan të akuzojnë ate se paskej qenë ai që është takuar me Devirolin.
      Kur Deviroli i ballafaqua në gjyq me Shkëlzenin, nuk e njohu e deklaroi se nuk ishte ky ai për të cilin kishte folur më parë
      Si ra poshtë kjo alibi e reme, u tentua me një mashtrim tjetër.
      U sajua një mesazh gjoja të Shkëlzenit dërguar ministrit të mbrojtjes , ku ai paraqitej si një nëpunës i tregëtisë së armëve..
      Ndonëse është denoncuar me forcë që ajo firmë është e fallsifikuar, nuk doli asnjë jurist që ta dërgojë në ndonjë laborator për ta skjaruar.
      Si përfundim, jam i mendimit që ndonëse janë histori të vjetra, këto ngjarje me pasoja tragjike duhet të rihetohen , ama duke e nisur që nga fillimi, që nga shkaqet e jo duke u marrë vetëm me pasojat.
      Tek e fundit pse jo ?
      Përse të mos bëhet një hetim i plotë nga drejtësia për të gjitha krimet e diktaturës enveriste,
      Janë zbuluar shumë prova e fakte e janë shkruar me qindra libra nga viktimat.
      Nuk ka ndonjë vlerë kjo do të thoshte dikush, pasi diktatori ka kohë që ka vdekur.
      Ama vërtetë ai ka vdekur, por janë akoma gjallë e në politikë bashkëpuntore të krimeve të tij që nuk janë ndëshkuar.
      Zv.kryeministrja Balluku ka deklaruar se jam krenare për gjyshin tim.
      Po a ka shqiptar që të mos ta dijë se të gjithë bashkëpuntorët që pushkatoi Enveri, bënin garë me njeri tjetrin se kush do të bënte më mirë të flamosurën luftë të kllasave që prodhoi me mijra e mijra viktima ?

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O malok kari, urrejtës i veriorëve, edhe sa hajdutë duhet të arrestohen që ju të turpëroheni, dhe të jeni ju të parët qqë ti kërkohet llogari, biles edhe dorëheqje ramës?!

      A nuk mund ta imagjinosh o idiot se këta që arrestohen, as frymë nuk marrin pa lejen e udhëheqësit global, ashtu si kryetar bashkie që merrte 20% nga lejet e ndërtimit, edhe tani emrimet në poste ku luhet paraja bëhet përkundrejt pjesës që i shkon ramës?!

      Dhe kur qenkan kaq shumë hajdutë, a është normale të vazhdojmë ti lejojmë të na vjedhin gjithmonë e më shumë?!

      A e di o idiot që jetesa sot është 2 herë më e shtrenjtë se në 2013?!

      1. Kar je vetë që s’ke kokërr leku, mos qaj hallin tim, apo të Salës. Saliu vetëm dhëndërrit i fali plot 17 kulla në mes të Tiranës. Imagjinoje sa pasuri ka grumbulluar për vete. Të më kishtë dhënë një kullë dhe mua, apo të paktën një apartament, edhe unë do isha te rruga e shpresës sonte.

  2. O maloku,bëhet për të shpëtuar rracën e -edvinit-ministrat ,këta drejtorat janë koka -turku-a kupton mos u çudit.

      1. Kur të arrestohet koka e korrupsionit, Rama, do të bindesh o malok që këta që janë arrestuar deri sot , janë shumë. shumë pak.
        Ndërkaq, nuk do të habitesha nëse pas ca kohe, portalit Lapsi do ti mungojë komentuesi simpatok malok,
        Arsyen besoj se e ke të kjartë .
        Kush mbron korrupsionin , është vetë i përlyer në te.

        1. S’kemi ardhur te Lapsi te njihemi por, por por, asnje lloj paraje nuk marr nga askush; kurre ne jete nga shteti; gjithmone kam operuar privat qe nga 1991. Jam edhe konseguent i plote, Sali Berishen e urrej qe nga vera e 1996-tes, dhe po me te njejtin intensitet sot. Kur te zhduket Saliu nga skena, atehere do mungoje Maloku nga faqet e Lapsit.

  3. Lufta brenda bandes mriminale eshte bere e ashper fare e ashper dhe me siguri do te kete dhe viktima te tjera,te kontrolluara nga krymonstra edvin kriataq rama dhe alex soros !
    U arrestua t.tuasha arka e erion veliaj,dihet boterisht se ai i mban leket e erionit,erioni godet belinden,poshte brezit,keto behen me bekimin e shefit te droges dhe krimit ne vend edvin hajdut droges !100% e sigurte.

    1. Nëse nuk e ke parë akoma, shikoje njëfarë seriali që quhet “Sopranos”. Është fiks për fantazinë tënde.

  4. Nqs vidhet ne cdo projekt,
    Nqs vidhet ne cdo koncesion,
    Nqs vidhet ne cdo ppp,
    Nqs vidhet pa hesap kudo,
    Cili e ka fajin, drejtori apo qeveria?!
    KUSH BASHKEPUNON ME RAMEN
    PERFUNDON NE BURG.
    A JA VLEN?!

    1. Rama dhe Veloa e Berisha e Mediu duhen varur ne mes te sheshit bashke me oligarket qe jane bere skllavopronaret e ketij vendi e tirane hale thotë:

      Rama dhe Veloa e Berisha e Mediu duhen varur ne mes te sheshit bashke me oligarket qe jane bere skllavopronaret e ketij vendi e tirane hale.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Sa të ketë kara si ti që Barazon berishën me ramën mutin do tju hani!

  5. Diten e veres , ta zhyt rama! ket e solli belinda nga albcontrol. vidh atje e vidh ketu jepi belindes dhe kjo ja dorezon rames dhe rama ta zhyt per diten e veres!

    dhe tall dhe karet , te thote e ke vete fajin,

    ca pret nga rob kurva si evis berberi

  6. Belinda po pallohet e po pi kokaine tani, prit sa te behet ësëll e te mendohet po foli! Ceshtja eshte qesharake, me shume duket si ligjerim i parave te vjedhura?

  7. Vjedhje vjedhje vjedhje , perseri e vazhdimisht vjedhje . Pse nuk e kane frike SPAK-un keta derra ? Te zhytur ne llumin e hajnise e grabitjes se prones publike , vjedhin ne menyren me bajate e me te dhunshme te mundeshme ? Pse nuk e kane frike SPAK-un keta horra ? Pse nuk kane frike SPAK-un keta derra ? Vjedhin dhe pervetesojne gjithçka qe ju kap syri e ju ze dora , e quajne postin publik si prone te babait ku mund te bejne e te marrin çte duan ? Pse nuk e kane frike SPAK-un apo “drejtesine e re” keta plehra mavi ?
    Ne nuk jemi ne nje sistem demokratik , nuk jemi as ne shtetin e se drejtes por jetojme ne sistemin e hajnise e ne shtetin e xhvat çfare te xhvatesh , ku shteti , drejtesia , krimi , injoranca , lekakulizmi dhe babezia jane shtyllat kryesore qe e mbajne ne kembe kete pseudo shtet . Te gjithe kete e kemi dhurate nga i gjati ine , dhurate nga sekti i hajnave mavi dhe nga ky llum 30 vjeçar politikanesh plehra . Tani shkoni e beni marreveshje ne kurriz te Shqiptareve . Do vije dita qe do merrni ate qe meritoni , gjysmen e lekut keni per ta marre edhe ju o horra e bij horrash antishqiptar .

  8. Deri tani arrestime show ne nivele drejtoresh dhe asnje peshk i madh nga ata qe prisnin Lu-ja apo Kim-etja. Per me teper asnje qindarke e rikuperuar per shtetin. Duket qe keta i lajmerojne paraprakisht qe te fshehin provat e parate, bejne ca muaj burg dhe pastaj jetojne si princa neper bote. Me parate e ketij populli te zhuritur

    1. Sala është në burg, ai Tigri në arrati, ai ishi i Durrësit brenda, Meta seç është në kjë proçes për vete, edhe Rama po ra nga pushteti se ka të gjatë. Nuk e di çfarë peshqish keni parasysh juve, por mua më duken marshallah këta.

  9. asgje e re nga fronti ,korrupsioni ne ate vend eshte galopant dhe i shtrire kudo ,ai eshte nje shtet i deshtuar nga kjo pikepamje ,njerezit do vazhdojne te ikin ……..

  10. This is not news! The big news will be arrested for Balluken and Edvinin in same time,in same bedroom, in same bed!

    1. Nuk është gjë e re që korrupsioni e vjedhja është modus vivendi e Ramës dhe rilindjes!!!
      Problemi është show që shohim që arrestohen vetëm drejtora që sigurisht atë që vjedhin e ndajnë me titullarin e krye titullarin!!!
      E keqja që show është me regji të Ramës dhe me interpretimin e teatrit Spak!!!
      Dhe akoma patronazhistët na bëjnë moral që të mbushin mendjen më të kundërtën e asaj që ne realitet është!!!

      1. Ata i vënë firmat. Po firmose mbaje, ose mos firmos. Megjithëse ky debili duket qe e kishte bërë të gjithën për vete, me shoqërinë e vet.

  11. Ja dhe Berber Visi i Bela-Ballukes me pare te madhe te vjedhur sa nuk di sa ka.
    .Ashtu si ajo Sekretarja e Ahmetajt qe ju vodhen gjysme-milion Euro ne shtepi e nuk dinte se kujt i kishte (!)
    Keta kane ngrene Molle pas kurrizit te Bellas e Ahmetajt e keta te dy pas kurrizit te Rames qe eshte krejt Qelibar e me sinqeritetin qe e karakterizon qe ne lindje, akoma mendon sinqerisht se ka pas bythe…Rilindas pasues te denje te sojit vellezerve Frasheri….

  12. Në vitet 2012-2013, që përkon me negociatat dhe finalizimin me nënshkrim prej ish ministrit të Brendshëm Flamur Noka të shtyrjes së kontratës konçensionare edhe me 10 vjet të tjera, në kundërshtim me ligjin dhe me interesat e shtetit shqiptar për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike, Flamur Noka nisi të blinte pasuri të paluajtshme dhe të luajtshne me vlerë të mëdha në euro, të cilat nuk justifikohen me të ardhurat e tij nga paga si ish ministër dhe si deputet.I erdhi rradha dhe shpellkarit Noka te jap llogari,cmontimi i rithemelimit ka filluar

  13. Kush me gjen vetem nje rilindas te paperfshire ne korrupsion do ti tregoj si ndahen dy ndeshjet e

    para te Europa liges qe zhvillohen sonte.

  14. Një pyetje del … Pse tani po ndodhin këto ngjarje, arrestimi i këtij sahanlëpirësi i dorës së dytë, çështja Beqja, disa lëshime ndaj opozitës…?! Në çfarë presioni ndodhet kupola mafioze, nga kush?!

    Për opozitën, mos e shisni veten për dy pare, por shfrytëzoni situatën dhe shkuljani të gjitha Ramës. Tani atij i duhet kohë dhe jep disa biskota sa për sy e faqe, por thikën gati e ka…. 21 janarin po e ngjall prap, Berishën e ka burgosur, çiftin Meta e ka në shënjestër, etj…

    Kjo thjesht duhet të shihet si një show i rradhës i veglës spaku.

    1. Hahahah. Këlyshi Edvin 11 vite në pushtet, po shkon për 16, Saliu maja ballkonit, i ziu bën gjiro nëpër tarracë. Shumë humor ky koment.

  15. Nuk është Beleri që e ka nxjerrë këtë artikull. Lajmi ka ardhur nga Tirana, është investuar nga persona, çështjet e të cilëve i gjykon Gjoka. Nuk do doja të thoja emër konkret por do thoja janë ata që kanë futur në kurth marrëdhëniet shqiptaro-greke që nga emërimi i zotit Beleri në krye të koalicionit, në vazhdim të tjerë që i mbështesin këto politika ekstremiste. Janë ata që dikur e akuzuan Belerin se kishte vrarë njerëz në Peshkëpi”

  16. Te vej ne pidh te motres . Shikoni kur ti plasi nga oshee Beles, do vej muti deri ne gryke me ata bythqirat qe ka vene.

  17. Ca te bej dhe SPAKU. Te merret me gjith hajdutat ne Shqiperi fut gjysmen e Shqiperis brenda. Gjysma brenda gjysma jasht sbehet

  18. “Berisha ka investuar me lekë në dorë. Mbi 30 milionë euro. Heshtja u ble me 30 milionë euro. Procesi hetimor s’duhet të jetë në mekanizmin e vrasjes dhe autorët, por pjesë duhet të jetë dhe mekanizmi i blerjes. Si e bleu? Dhënia e 30 milionë eurove duhet të jetë pjesë e hetimi, u nxorën nga buxheti i shtetit mbi 30 milionë euro.”, përfundoi analisti Mece

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *