• |
ide | kryesore

Bojkoti, ‘Filologjiku’ vendos për sezonin e provimeve dhe vitin akademik

Lajme, Të fundit



Pas bojkotimit të mësimit nga studentët dhe pedagogët, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka vendosur se si do procedohet gjatë këtij viti akademik pa dëmtuar formimin e studentëve.

Përmes një vendimi që mban firmën e dekanit, është vendosur që periudha e mësimit të shtyhet deri më datë 3 mars të këtij viti, ku mësohet se mësimi do të zhvillohet  edhe gjatë fundjavës. Ndërsa sezoni i promive, po në të njëjtin vendim mendohet të shtyhet pas datës 4-24 mars.

MBI STRUKTURËN E PËRSHTATUR PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019 

Me qëllim realizimin e programeve të parashikuara për këtë vit akademik, pa dëmtuar formimin e studentëve, dekanati, në mbledhjen  e datës 11.02.2019, miratoi mbledhjen  e strukturës si vijon:

1.Periudha e mësimit për semestrin e parë shtyhet deri më datë 03.03.2019. Do të  mbahet mësim edhe gjatë fundjave, si dhe oraret kur të ketë salla të lira. Përgjegjësit e departamenteve do të hartojnë agjendat e njësive bazë, pasi të jenë konsultuar me studentët, stafet akademike apo edhe ato ndihmë-akademije. Kopje të agjendave do të dorëzohen në Sekretarinë Mësimore dhe tek zv.dekanët përgjegjës deri më datë 13.4.2019

51730826 836056123403606 5637621540708155392 N



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *