• |
ide | kryesore

River-Boca përleshje pa mbarim: tifozi bënte jogging me fanellën e Boca Jrs jashtë stadiumit të River

Sport



Historia mëson shumë vetë, por jo të gjithë. Pas ngjarjeve që ndodhën përpara River-Boca Juniors që detyron CONMEBOL ta spostonte finalen e kthimit të Kupës Libertadores në Madrid për shkak të klimës së dhunshme mes dy tifozerive, ky tifoz i Xeneize ka rrezikuar shumë jashtë Monumental.

Në ditën e ndeshjes së Millionarios, tifozi vendosi të bënte jogging jashtë stadiumit bardhekuq me fanellën e Boca, duke provokuar një rrahje të shpejtë në të cilën është dashur të ndërhyjë policia.

Jo vetëm kaq, por pas shkëmbimit të grushteve, tifozi ka nisur vrapimin përsëri me fanellën veshur, duke e detyruar policin tia hiqte për të evituar përplasje të tjera. Jo se nuk është e drejtë të vishesh si të duash, por kështu do të thotë ti kërkosh vetë problemet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *