• |
ide | kryesore

Basha: Europianët po presin që të rrëzojmë Ramën

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka zgjedhur të shkojë anekënd Shqipërisë për të bindur qytetarët për rrëzimin e qeverisë aktuale duke i ftuar t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit.

“Europa po pret, i ka sytë nga ne. Në Europë kjo qeveri do të kishte rënë dhe gjysma e saj do të ishte në burg, ndaj më 16 shkurt kjo forcë dhe fuqi është mbi Parlamentin e hajdutëve, mbi qeverinë e hajdutëve është Bashkimi Europian”, tha Basha.

Lideri i opozitës kërkoi nga qytetarët e Burrelit që të marrin shembullin europian për të dërguar pas hekurave shtetarët të cilët vjedhin popullin: “Në Europë i përzënë hajdutët, i çojnë në burg”.
Prej 16 shkurtit, Basha beson se do të vendoset një standard i ri, ku qeveria do të ketë frikë nga populli.

 



5 Comments

  1. Heu bree ! ???

    po presin europjanet qe te bjeri Rama !!!

    Gomar i biri, Gomar i ati , gomar ai qe beri t’ane.

    Kaq i trashe te jete valle ???

  2. Mbajeni shpellare se nuk di cfare flet ky loqe,Europa I ka syte nga une thote ky lulu,keta burrelsat e dine ku eshte Europa,se keta e dine qe eshte ne turqi Europa,o lul keta shpellare nuk te kuptojne dil nje here nga Hollanda dhe mer ca popull andej dhe bej nje proteste te fuqishme te tipit revolucion demokratik I saliut

  3. Tani sa pashe lajmet dhe gazetaret e Honoluluse dhe ne Xhibuti ishin solidare qe te nderrohen hajdutet.Moniken me nje cizme do ta bejme ministre te tenderave ose ministre te jashteme sepse eshte dhe DR, me titull,ndersa Mediun qe ska date minister te mbrojtjes mqs njeh shume amerikane,Idrizin e cameve do ta bejme minister te ekonomise ose minister te komunales.Edhe 3 dite dhe Rama do te dali me pallosh ne dore para protestes dhe Luli ka vendosur te heqi dore nga nenshtetesia Hollandeze.Meta do ta quaj anti kushtetuese vendosjen e policise ne bulevard.O burra ,u be deti kos,qijani nonen ,ashtu edhe Europa na do me shume.

  4. Eshte gjynaf qe PDja vazhdon me kete rruge.

    Ky palla ishte minister i rendesishem ne dy qeverite e Berishes. Vendos te marri drejtimin e partise mbas humbjes edhe pse kishte pergjegjesi kryesore dhe asnje kontribut historik ne parti.

    Humbi tre pale zgjedhje me vone me rezultate qe PDja si kishte pa edhe mbas ’97’s. Prape asnje pergjegjesi, po spastroi partine si Dulla dikur dhe ja vuri fajin vjedhjes se votes. Po nuk thote qe qeverite ne Shqiperi jane nderruar edhe kur kutite e votimit ndroheshin komplet.

    Vazhdon e premton majtas e djathtas, me shume se cdo qeverie e majte do guxonte te bente. Solidarizohet me vjedhesit e pronave, solidarizohet me LSI’ne dhe thote qe jam i djathte.

    Nuk ka tregu njehere shtylle kurrizore dhe talent egzekutiv, qofte si minister, qofte si kryetar bashkije. Ne fakt skandalet me te medha ndodhen me vjedhjet ne rrugen e kombit kur ky ishte min. transportesh, me vrasjet ne bulevard ku u anashkalu nga Sala e garda, si kryetar bashkie me kullat te liqeni…..

    Del trapi tani dhe thote qe europa i ka syte nga ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *