• |
ide | kryesore

Silvio Berlusconi: Italianët janë çmendur, të shihen në pasqyrë

Planet



6 deri në 7 nga 100 italianë zgjedhin ta votojnë dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi fajëson votuesit për rënien drastike të elektoratit të partisë së tij, Forza Italia.

“Italianët janë çmendur. Duhet të shohin veten në pasqyrë” – i tha Berlusconi gazetares Barbara D’Urso në një intervistë. Ish-kryeministri theksoi se italianët po i besojnë Luigi Di Maios, drejtuesit të partisë ‘Lëvizja 5 Yjet’ votat për drejtimin e vendit, një njeriu që as nuk ka punuar dhe as nuk ka studiuar.

“Votuesit italianë ia kanë besuar drejtimin e vendit dikujt që nuk ka njohuri, nuk ka punuar e studiuar, si Di Maio dhe të tjerë në poste të larta. Çfarë ka bërë në jetë lideri i Lëvizjes 5 Yjet?” – u shpreh Berlusconi.

Kujtojmë separtia e Berluskonit bashkëpunon në nivel rajonal me Legën e Mateo Salvinit, i cili është në aleancë qeverisëse me Lëvizjen 5 Yjet të Di Maios.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *