Një tërmet i vërtetë trondit botën e Inter: Mauro Icardi nuk është më kapiteni i skuadrës së Spalletti. Klubi, me një tëeet, ka komunikuar që nga sot shiriti do të kalojë në krahun e portierit Samir Handanovic. Një vendim i papritur, që është marrë nga drejtuesit pas polemikave të shumta në lidhje me rinovimin e sulmuesit argjentinas.
Vetëm pak orë më parë në faqen spanjolle të klubit zikaltër u postua një foto e Icardi që hiqte shiritin e kapitenit (tëeet që më pas u fshi) e i kishte lënë të gjithë të cuditur. Ndërsa mesditën e sotme rreth orës 12:34, postimi që konfirmoi vendimin për të hequr Mauriton si kapiten. Tani pritet një reagim i fortë nga ana e sulmuesit argjentinas e mbi të gjitha bashkëshortes e agjentes Wanda Nara.

Për momentin nuk dihen arsyet e kësaj zgjedhje, në pritje të konferencës së shtypit të Luciano Spalletti përpara ndeshjes së Europa League kundër Rapid Vienna. Icardi u zgjodh kapiten në sezonin 2015-16, në moshën 22 vjecare, kur trajner ishte Roberto Mancini.
<blockquote class=”twitter-tweet” data-lang=”en”><p lang=”it” dir=”ltr”>Il Club comunica che il nuovo capitano della squadra è Samir <a href=”https://twitter.com/hashtag/Handanovic?src=hash&ref_src=twsrc%5Etfw”>#Handanovic</a><a href=”https://twitter.com/hashtag/FCIM?src=hash&ref_src=twsrc%5Etfw”>#FCIM</a></p>— Inter (@Inter) <a href=”https://twitter.com/Inter/status/1095647359604850689?ref_src=twsrc%5Etfw”>February 13, 2019</a></blockquote>
<script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
“Vetëm pak orë më parë në faqen spanjolle të klubit zikaltër…..“ !!!
– Nuk eshte me klub italian Interi , eshte bere spanjoll ???