• |
ide | kryesore

Takim blitz mes Icardit dhe drejtuesve të Inter: dëmtimi nuk bind, argjentinasi nuk stërvitet

Sport



Pas fitores me Rapid Vienne, në kampin e Inter erdhi dita e larjes së hesapeve me Mauro Icardi. Takimi i shumëpritur mes Marotta, Spalletti, Gardini e sulmuesit argjentinas, postimi i të cilit (aspak dashamirës) i shtoi polemikat, zgjati rreth 15 minuta. Mauro Icardi është larguar menjëherë më pas nga Appiano, në shoqërinë e Ëanda Nara. Në takim, me sa është kuptuar, nuk ishte doktor Volpi, prezenca e të cilit ishte lajmëruar duke qenë se shoqëria beson në dëmtimin në gju të Icardit.

Argjentinasi, që dje ka kryer fizioterapi për shkak të dëmtimit, ka takuar në Suning Centre drejtuesit, të cilët legjitimuan heqjen e shiritit të kapitenit dhe kalimin tek Samir Handanovic. Takimi, pavarësisht konfliktit të fortë ka qenë i shkurtër. Nuk dihet cfarë kanë thënë palët, por drejtuesit kishin dhënë një sinjal të parë, me vendimin për të mos gjobitur lojtarin për refuzimin e nisjes për në Vienne. E ndërsa bisedimet për rinovimin me sulmuesin vazhdojnë, me Inter që në ditët në vijim do të prezantojnë një ofertë konkrete, këtë mëngjes Icardi nuk ka marrë pjesë në stërvitje, por vështirë se bëhet fjalë për shkak të dëmtimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *