• |
ide | kryesore

(FOTO) I riu që mbeti i plagosur, kush është shënjestra e atentatit me 2 viktima në Vlorë

Lajme, Të fundit



Personi që shihni në foto ësht Armando Sulejmani, shënjestra e dyshuar e atentatit të sotëm në Vlorë ku dy persona që shoqëronin këtë të fundit mbetën të vrarë.

Sulejmani është jashtë rrezikut për jetën.

Viktimat janë Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Atentati ndodhi në zonën e “Ujit të Ftohtë në Vlorë”.

Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Motivi i ngjarjes nuk është zbardhur ende.

©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *