• |
ide | kryesore

Detajet që çojnë në përfundim se Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë në një lidhje

Paparazzi, Slider

Prej pothuajse dy ditësh në të gjitha mediat rozë po përflitet për një lidhje të mundshme të moderatores Arbana Osmani me regjisorin e emisionit që ajo drejton, “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.

Ndërkohë rikujtojmë se para disa javësh,iconstyle zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj Ardit Kore janë ndarë, pas 16 vitesh martesë.

Mirëpo së fundmi “InTv.al” ka zbuluar disa detaje që kanë çuditur fansat.

Arbana dhe Eduarti kanë udhëtuar në disa vende së bashku, dhe e gjitha kjo është vënë re nga postimet e tyre në rrjetin social Instagram.

Dyshja ka postuar fotografi, ku shfaqen në të njëjtat vende, megjithëse nuk kanë dalë gjithmonë bashkë në fotot e bëra. Këto të fundit datojnë që prej vitit 2016.

Po ashtu një tjetër detaj që përforcon dyshimet për një lidhje të mundshme janë komentet në Instagram që dëshmojnë afrimitetin e tyre.

Në fund të puntatës finale të emisionit të sezonit të kaluar, Arbana ndër të tjera u shpreh kështu: “Dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishmi, Edi, regjisori i programit. Ngaqë njerëzit më shohin mua në program, mendojnë se unë jam programi. Në fakt, je ti. Ti i ke dhënë shpirtin këtij programi, e ke bërë unik siç ti vetë je.”

Pas kësaj deklarate, reagoi Grishaj në Instagram duke shkruar: “Ishe ti që besove tek unë. Ishe ti mbështetja ime më e madhe. Në qoftë se unë kam arritur të bëj diçka të mirë në këtë projekt, është çdo gjë falë motivimit që mora nga ty. Jam me fat që isha pjesë e skuadrës tënde! Për një gjë jam i sigurt, je e vetmja në këtë vend që mund të bëjë një emision të tillë. Profesionalizmi yt do të jetë gjithmonë frymëzim për mua në çdo hap që do bëj unë! Faleminderit Arbana Osmani!”

 

5 Comments

  1. Tani mund te behemi te tere pjese e fushatave personale te Arbanes e te themi uaa sa bukur , por e verteta eshte qe kjo gruaja nga bulqiza ka nga nje histori dashurie per cdo regjisor e autor programi qe ka shkelur ne top channel. Kete here paska lene dhe burrin per kete amatorin e malesise se madhe. Keto lajmet e fundit Arbana i nxjerr vete per veten e i shperndan vete se eshte momenti qe ti vlejne keto historite roze e dhe per pak mbijetese profesionale. Mire ben. Nuk eshte e vetmja.

  2. Besoj se pas 16 viteve martese askush sdeshiron ndarje… Problemet ne familje askush nuk i di…keshtu qe mos beni bla bla bla kot..Arbana eshte nje nga moderatoret me te mira shqiptare qe ka ruajtur me fanatizem cdo prb apo gezim familjar..Eshte me e mira ne bote…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu