• |
ide | kryesore

Ambasadorja gjermane: Djegia e mandateve çdo deputet merr vendim individualisht

Lajme, Të fundit

Ambasadorja gjermane në Tiranë Susanne Schütz e ka vlerësuar si një rrugë të gabuar bojkotin e opozitës dhe dorëzimin e mandateve.


Në një deklaratë për mediat, Schutz iu bën apel të gjitha forcave politike për dialog konstruktiv në parlament duke kujtuar vendimmarrjen e BE-së për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.
Ambasadorja gjermane thotë gjithashtu se dhuna është e papranueshme dhe bën thirrje për një protestë paqësore.


Schutz ndan të njëjtin qëndrim me Presidentin Ilir Meta për protestën, i cili tha se është e rëndësishme që çdo protestë të jetë paqësore dhe ata të cilët i organizojnë të marrin të gjitha përgjegjësitë e tyre, ashtu sikurse është e turpshme që protestat të provokohen për çdo lloj arsye.

“Unë po i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet aktuale. Jam e bindur se bojkoti i parlamentit apo dorëzimi i mandateve janë një rrugë e gabuar. Gjithsesi çdo deputet e merr këtë vendim në mënyrë individuale dhe mban përgjegjësi për këtë para së gjithash përpara zgjedhësve të vet. Por në interes të Shqipërisë unë u bëj thirrje të gjitha forcave politike që ndryshimet në opinione t’i përballin në formën e një dialogu konstruktiv në parlament.

Duke mbajtur në vëmendje vendimmarrjen e BE-së për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë duhet thënë, se nuk ka kohë për të humbur, në mënyrë që reformat të vijojnë dhe të arrihen rezultate konkrete.
Dhuna, sikurse e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme. Në këtë kontekst u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të japin kontributin e tyre, që protestat e ardhshme të zhvillohen në mënyrë paqësore. Edhe ata që organizojnë protestën mbajnë përgjegjësi, që situata të mos përshkallëzohet. Në këtë pikë ndaj të njëjtin qëndrim me Presidentin Meta në deklaratat pas bisedës së tij me Presidentin Federal Gjerman Steinmeier”, deklaron ambasadorja gjermane.

7 Comments

  1. Po e marrim të mirëqenë këtë deklaratë, por nuk kemi dëgjuar nga asnje prej ndërkombëtarëve dhe përfaqësive diplomatike që mazhoranca është ne rrugën e duhur. Pra e njejta taktikë mbi 25 vjeçare qe jeni mirë por jeni edhe shume keq. Hyp se te vtava zbrit se të vrava.. … Me mire ta bejme nje here vete dhe ishalla del për hajer dhe e marrin edhe këta leksionin që të mos tallin me bythen…….

  2. Nderkombetaret se kane fare mendjen tek se kane mjaft probleme ne shtepite e tyre. Keta qe flasin, lexojne detyrat qe kane marre dhe duken sikur ca thone. Dhe ku ishin keta nderkombetaret kur vete OSBEja raportoi vjedhjen e votave???

  3. Ndihem keq kur degjoj keto mostra ambasadorsh qe shlojn deklarata.Sikur te jene keto Qeverija e Shqipnis. un jetoj ne ITALI kurr skam ndigjye amasador te leshojne deklarata.mvjen keq per keto stacione televizive qe jan bere UTURAKU I AMBASADORVE 1000 HER TURP PER KETO STACIONE TELEVIZIVE.

    1. Ca thu o selimo. Thirri rradakes. Jeton ne itali dhe kerkon te degjosh ambasdoret atje te flasin per gjendjen ne itali? Selimoooo per fatin e mire te italis dhe te keqin ton, sala lindi ne shqiperi jo ne itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu