• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Dhunë në protestën e opozitës? PD zbulon skenarin

Lajme, Të fundit



“Opozita e Bashkuar dënon më forcë deklaratën e Policisë Politike dhe të Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste për nxitjen e dhunës nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë” – nis një deklaratë e shpërndarë në mbrëmje nga Partia Demokratike. Selia blu u përgjigjet deklaratave të policisë së shtetit dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

“Nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës. Të tilla thirrje nga Policia Politike e Edi Ramës janë të dala boje. Protesta e 16 Shkurtit provoi se mes protestuesve nuk ka kriminelë. Opozita e Bashkuar njofton bandën në krye të qeverisë, Kuvendit dhe të Policisë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur!

Edi Rama mund të ndryshojë axhendën e Parlamentit “339”, mund të arratiset vetë nga Tirana, por është i pafuqishëm të ndryshojë axhendën e popullit! Sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve” – thuhet në deklaratën e PD-së. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. E drejte si deklarate kio e opozites. Policia nga ana tjeter duhet te zbatoj ligjin. Nese prishet rendi dhe siguria te reagoj me forcen e ligjit. Por deklarata qe do kete dhune, duken me shume si provokim dhe frike ne te njejten kohe. Opozita nuk duhet ti ndal protestat. Ky kryeminister kaq i dobet dhe i korrruuuuppppttuuar DUHET te IK se eshte turpi shqiptareve.

  2. Nuk te mjaftojne kriminelet si,saliu lulu florenci mediu shumzoi keta me nga 100 veta dhe na del numri i sakte i protestueseve,paloka strazimiri ishin ne lezhe per tu takuar me bandat e saliut te zones lezhe lac mamurras fushe kruje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *