• |
ide | kryesore

11 policë në spital, flet Ardi Veliu: Bënë detyrën, janë në gjendje të mirë

Lajme, Të fundit



Gjatë protestës së opozitës ditën e sotme veç kryeredaktorit të “RD”, kanë mbetur të lënduar edhe 11 efektivë policie, sipas deklaratës së Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu.

Efektivët e policisë ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrim ndihmën e parë dhe po ekzaminohen.

“Erdhem ne Spitalin e Traumes per te vizituar efektivet e lenduar gjate protestes, jane 11 efektive, te cilet jane lenduar nga gure e mjete te forta. Gjendja e tyre eshte e mire pavarsisht nga nga demtimet e marra. Falenderoj jo vetem punonjesit e policise qe treguan maturi, gjakeftohtesi dhe profesionalizem gjate tubimit, por te gjithe punonjesit e policise se drejtorise se Tiranes dhe forcat speciale, dhe mund te them me plot gojen qe policia ka kryer detyren dhe ka siguruar mbarvajtjen e tubimit”, u shpreh Veliu.



1 Comment

  1. Ka paaaak rrene, por nuk na thote se kush, e sa police na u lane ne gjak. Per politike je zgjedhur, por per realitet, je brenda kapeles qe ta kane dhene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *