• |
ide | kryesore

Kryemadhi paralajmëron: Qeveria do intensifikojë presionin, dhunën dhe intimidimin

Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi, përgatiti anëtarët e saj për një sulm qeveritar ndaj tyre. Por Kryemadhi tha se i kanë parashikuar të gjitha pasi vendosën të lënë mandatet dhe se nuk do të ndalojnë në aksionin e tyre.

“Ne jemi të përgatitur për çdo lloj skenari të mundshëm që kërkon të organizojë grupi kriminal që sot ka emrin Rilindje.Të jeni të bindur se presioni, dhuna dhe intimidimi ndaj njerëzve të LSI do të jetë pafundësisht, dikujt do ti trokasë policia në derë, dikujt do ti hiqet gruaja nga puna qoftë dhe sanitare në një shkollë fshati, dikujt do ti vijë ndonjë letër prokurorie që e thërret, dikujt do ti vijë me zarfin me para në shtëpi për të shlyer borxhet apo për të paguar shkollën e fëmijës apo diçka tjetër, dikujt do ti vendosin lëndë eksplozive në dyert e shtëpive apo bizneseve.

Nuk na ndalin dot sepse nuk është më shumicë, është vetëm dhe nuk ka më njeri që e gjëmon nga mbrapa. Është vetëm jo se është vetëm politikisht, por është vetëm si xhelati i shqiptarëve.Deri dje e ka luajtur shumë mirë aktrimin si viktima e sistemit shoqëror shqiptar. Por sot më shumë se kurrë çdo njëri prej nesh e di se Edi Rama është xhelati i shqiptarëve dhe njeriu që u ka shkaktuar më shumë vuajtje se kushdo tjetër shqiptarëve. Vendimi i opozitës është vetëm një: Ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë tonë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi paralajmëroi se nga dita e nesërme të gjithë kryetarët e LSI në çdo bashki do të jenë të organizuar bashkë me kryetarët e PD-së dhe partive të tjera të frontit opozitar, ku do të ngrihen shtabet e përbashkëta për të vazhduar protestën lineare në çdo segment, çdo qytet, çdo ditë.



7 Comments

  1. Akoma ste kan fut ne burg ty hajdute me cizme. YYYYt rrace muti. posht hajdutet e tradhetaret, rroft Shqiperia.

  2. Ik moj kurve …..ti qe the me kan kercenuar vajzen….po femijet e tjere?! Apo kercenuesi ishte i interesuar vetem per ate qe cove per studime ne Angli?! Mbetje plastike!

  3. O puntoret e rames mir monika do haje burgun po ramen do iki me pushime ke shpia pa qera po koqe ngelet or bab hajt shnet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *