• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Krujë, vdes në spital njëri nga të rinjtë (Emri)

Lajme, Të fundit



Një fuoristradë doli nga rruga në ora 04:30 të mëngjesit të sotëm dhe u përplas me bordurën e një karburanti në rrugën Fushë Krujë – Krujë. Në makinë po udhëtonin tre të rinj, të cilët u plagosën rëndë. Njëri prej tyre, Altin Vogli, u nda nga jeta në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dy të tjerët, Ilir Gega (shoferi) dhe Dorjan Hifi kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave të para të policisë, shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte Fuoristrada si dhe mungesa e sinjalistikës dhe standartet e dobëta të rrugës.

Mësohet gjithashtu se për të nxjerrë të rinjtë nga makina është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve. Ata të tre janë dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës nga dy ambulancat e Krujës dhe Fushë Krujës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *