• |
ide | kryesore

Kaos në Venezuelë pas refuzimit të ndihmës humanitare

Planet



Është qetësuar situata në kufirin e Venezuelës, pas një ditë përplasjeje mes qeverisë dhe opozitës rreth çështjes së ndihmës humanitare.

Ndërkohë presioni ndërkombëtar rritet ndaj Nikola Maduros, ndaj të cilit ditët janë të numëruar, sipas Uashington.

Pasi e cilësoi presidentin socialist si ‘tiranin më të keq’, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është shprehur se falë popullit të Venezuelës, ditët e tij janë të numëruara.

Juan Guaido, nga ana tjetër presidenti i vetëshpallur nga vetë ai dhe nga ndërkombëtarët ka dërguar komunitetin ndërkombëtar të marrë në konsideratë ‘çdo masë për lirimin’ e Venezuelës pas përplasjes në kufi, e cila shkaktoi të paktën 2 të vdekur dhe 300 të plagosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *