• |
ide | kryesore

Thaçi: Ju them çfarë ndodhi mes Ramës dhe Haradinajt në shtëpinë time

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar për herë të parë darkën e famshme që liderët kosovarë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, patën në banesën e tij në periferi të Prishtinës. Shtëpia e presidentit të Kosovës në Çagllavicë është bërë objekt diskutimesh dhe akuzash në Kosovë.

“Nuk i kërkova unë të vinte. Pasi ishim dakordësuar edhe me kryeministrin e Kosovës, me kryeparlamentarin Veseli dhe me z. Limaj dhe z. Pacolli, kemi biseduar edhe me z. Rama dhe jemi dakordësuar që të takohemi në një ambient privat, kështu që unë kam qenë si mikpritës i nderuar.

Ka qenë një ndenje e dinjitetshme, mirëkuptuese dhe në një frymë shumë tolerante, në diskutimin e të gjitha çështjeve që kanë qenë të arsyeshme në rrafshin edhe privat, edhe personal, por edhe politik e institucional. Kështu që është diskutuar vetëm në rrafshin pozitiv për të gjitha çështjet dhe në asnjë rrethanë as ballafaques dhe as negativ për askënd” – tha Thaçi në një intervistë për Report TV.

“Unë nuk kam parë ndonjë tension apo ndonjë ballafaqim mes kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë, madje mund të them se ka pasur një kimi që u ka funksionuar shkëlqyeshëm në atë takim, në atë bisedë sepse unë kam qenë si nikoqir shumë i heshtur dhe mendoj se hapat që janë ndërmarrë prej të dyja qeverive në takimet e fundit, janë hapa konkrete të një bashkëpunimi që po jep frytet e veta konkrete.

Mendoj që tani ai komunikim është i zakonshëm, i rregullt në nivel kryeministror, por edhe me bartësit e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës. Kryeministri Rama ishte edhe në ceremoninë e 11-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Është pritur me respektin më të lartë institucional edhe në pjesëmarrjen e tij në Kuvendin e Kosovës, edhe në ceremoninë e parakalimit të Ushtrisë së Kosovës.

Prandaj ishte një mesazh i mirë, ashtu sikurse do të ishim të mirëpritur të gjithë njerëzit që do të vinin, bartësit e institucioneve apo edhe liderët politikë të opozitës, siç kanë qenë edhe vitin e kaluar. Të gjithë janë kontribuues për lirinë e Kosovës, të gjithë janë gëzuar për Pavarësinë e Kosovës dhe të gjithë njerëzit në Shqipëri, me siguri, e duan Kosovën” – tha Thaçi./ Report Tv



2 Comments

  1. E pame Ramen ate dite feste qe vetem ai fliste ne telefon gjate gjithe ceremonise. Boll me perrallabajate o Thac. Ai mundohet gjithnje te ule rolet tuaja. Aty pame dhe Haradinajn te revoltuar………..

  2. KJO FOTOGRAFI KMBI SHQIPTAR DO E VUAJ DHE NGA ZAHO E JO ME NGA I ATI AI DON TE THOT ME KETE FOTOGRAFI SE UNE JAME UDHEHEQESI I SHQIPTARVE E SHFRYTEZON NE TAKIMET ME TE HUAJT DHE POPULLIN E VET NJESO SI FOTOGRAFIA ME OBAMEN ESHFRYTEZOJN KUR U DUHET DHE KUR SU DUHET E FSHEHIN SHUME THELL E NXJERRIN VETEM NE MOMENTET QE U SHERBEN KA MUNDESI PAS 30-40 VITESH KJO FOTOGRAFI TE VALVITET NGA ZAHO. HARAM THACIT HARADINAJT LENE PACOLLI PO TE KETE NAJ LEK SPRISHIN PUNE KETA TJERAT…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *