• |
ide | kryesore

Dogji 13 hektarë pyje dhe ullinj, arrestohet 56-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një 56-vjeçar është vënë sot në pranga në Mallakastër.

Sipas policisë, M.G,  banues në Patos, dyshohet të jetë autori i zjarrit ku u dogjën 13  hektarë pyje dhe ullinj në Belishovë.

Nga raportet e para thuhet se ky shtetas fillimisht ka ndezur zjarr në tokën e tij, por flakët të ndihmuara edhe nga era janë shpërhapur me shpejtësi duke djegur sasi të madhe toke të mbjell me pyje dhe ullinjsh.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.G, 56 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Belishovë, Mallakastër, në tokën e tij, dyshohet se ka ndezur zjarr i cili i ka dalë nga kontrolli dhe është djegur një siperfaqe prej 13 ha tokë pyjore dhe disa rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit A.H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *