• |
ide | kryesore

Icardi humbet Kupën e Amerikës? Argjentina e lë jashtë për dy ndeshjet e fundit para turneut

Sport



Rikthimi në fushë për Mauro Icardi, që nuk luan që prej 14 shkurtit të kaluar për një problem të pretenduar në gju, nuk është fare pranë. Nëse ish-kapiteni i do të mungojë në transfertën e zikaltërve në Cagliari të premten e më shumë mundësi edhe në sfidat e mëpasshme kundër Eintracht e Spal, sulmuesi argjentinas nuk do të kthehet në fushë edhe me Kombëtaren e tij.

Argjentina do të luajë në fakt dy miqësore, kundër Venezuelës e Marokut, në 23 e 26 mars, por sipas asaj që bën të ditur Espn, tekniku Scaloni e ka përjashtuar Maurito nga lista, që do të komunikohet në 3 mars. Sipas asaj që pretendon e përditshmja Olè, përjashtimi (tepër i rëndësishëm sepse janë ndeshjet e fundit përpara Kupës së Amerikës) është vendosur për të mos thelluar konfliktin me Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *