• |
ide | kryesore

16-vjeçari flet pasi vrau gjyshin: Më kishte nxirë jetën

Lajme, Të fundit



Vetëm 16-vjeç por pretendonte se gjyshi i kishte nxirë jetën dhe kjo ishte arsyeja që nuk duroi më dhe e qëlloi me një plumb pas koke. Pikërisht njeriun që e kishte rritur që 6 muajsh, pasi prindërit i kishte humbur në një aksident, raporton News 24.

Vangjel Kapllani, i cili mbante të njëjtin emër me gjyshin që vrau, me sa duket për t’i marrë paratë.

“E vrava gjyshin se më nxiu jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot më”, ka thënë para oficerëve të policisë 16-vjeçari nga Vlora, që pas krimit makabër doli pa të keq dhe tha në një intervistë ekskluzive për gazetarin Enrik Mehmeti se e kishte gjetur të mbuluar nga gjaku gjyshin e tij, duke aluduar se ishte qëlluar për grabitje nga persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:40 në lagjen “Rilindja” në Vlorë.



1 Comment

  1. E ka bere per ti marre parate,I bejne femijet e shqiptare very keto,jane kriminela,po te mos kesh me ti.ndihmojne nuk te marrin as ne telefon.E harroj ne gjithe sakrifikuar dhe pis l leket qe u sjelli prinderve,dhe prindi I shkrete I during dhe kur vjen fundi sillem si kafshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *