• |
ide | kryesore

Video/ City merr kreun, United merr vendin e katërt në frymën e fundit: Arsenal befasohet nga Kane e Aubameyang

Sport, Video



Mjafton një gol për të përmbysur renditjen në Premier League e për ti dhënë Manchester City mundësinë e parakalimit të Liverpool, ndonëse të Kuqtë kanë për ta luajtur ndeshjen e tyre. Pasditë e madhe për Manchester në fakt, sepse pas golit të Mahrez që vendosir fitoren e Citizens në transfertën e Bournemouth, edhe United i është gëzuar triumfit në frymën e fundit 3-2 kundër Southamptonit. Tre pikë mjaft të rëndësishme për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, që ngjitet në vendin e katërt në renditje, duke kaluar pikërisht Arsenal dhe duke u vënë në ndjekje të Tottenham, që nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në derbin e Londrës.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer rrezikoi të pësonte humbjen e parë në kampionat, që kur norvegjezi ka mbërritur në Old Trafford, kur në minutën e 26-të Southampton shënoi në mënyrë befasuese me Valery. Natryrisht nuk është e thjeshtë të shënosh e të ruash rezultatin kundër “Djajve të kuq” dhe Southampton e provoi kur brenda gjashtë minutash United përmbysi gjithcka me Andreas Pereira dhe Romelu Lukaku.

Dramatike sfida në Old Traford me barazimin e minutës së 75 nga James Ward-Prowse dhe golin vendimtar dy minuta nga fundi të Lukaku, që zgjidhi ndeshjen dhe i dha vendin e katërt, me 58 pikë, një përpara Arsenal dhe dy pas Tottenham, me londinezet që i bënë keq njëra tjetrës në derbin e Londrës.

Topcinjtë ëndërruan fitoren me Spurs në Wembley, për ti shkuar -1 në renditje, por në fund duhet të kënaqen me një 1-1 të hidhur. Avantazhi i Arsenal ka firmën e Aaron Ramsey, që finalizoi bukur kundërsulmin e minutës së 16′. Tottenham u lodh shumë për të gjetur barazimin në të 74′ me një penallti të transformuar nga Harry Kane, që krijoi dëshpërim tek Unai Emery, për shkak se sulmuesi sihte ne pozivion jashtë loje në nisjen e aksionit. E megjithatë dëshpërimin më të madh tekniku e ka me sulmuesin e tij Pierre-Emerick Aubameyang, që në minutën e 91 fitoi një penallti, por u hipnotizua përballë Lloris.

England – Premier League

Tottenham Hotspur 1 – 1 Arsenal
AFC Bournemouth 0 – 1 Manchester City
Brighton & Hove Albion 1 – 0 Huddersfield Town
Burnley 1 – 3 Crystal Palace
Manchester United 3 – 2 Southampton
Wolverhampton Wanderers 2 – 0 Cardiff City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *