• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia në polici e të dashurit të Elvanës: “Më sulmuan, u tremba dhe ndaj ika…”

Lajme, Të fundit

Ervin Mata që u dorëzua në policinë e Tiranës pasi ishte në kërkim për ngjarjen e 4 Tetorit në zonën e ish-bllokut, pritet të dalë mëngjesin e së hënës përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë. Ndaj Matës është caktuar më herët masa e “arrestit me burg në mungesë”, pasi akuzohet për “Vrasje në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Por 31-vjeçari ka deklaruar përpara hetuesve se ai nuk është përfshirë në përplasjen me armë nga e cila mbeti i vrarë Fabion Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato dhe Ervis Martinaj.

“Fillimisht pati një debat verbal. Pasi dëgjova të shtënat u largova me shpejtësi sepse u tremba. Nuk e pashë kush qëlloi” – janë disa nga fjalët e tij në polici.

Hetuesit nuk kanë mundur të zbardhin rolin e Matës në konfliktin e armatosur, por një nga pistat është ajo e përplasjes së 31-vjeçarit me Ervis Martinajn edhe pse Mata e ka mohuar një gjë të tillë. Ai ka treguar se ka qenë një debat i çastit që përfundoi në përdorimin e armëve. Për këtë ngjarje është arrestuar Ervis Martinaj dhe Eljo Hato, por ky i fundit u lirua pas garancisë pasurore prej 1 milionë lekësh edhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Në kërkim për këtë ngjarje është komandoja Melviol Billo edhe biznesmeni Eldi Dizdari. Më herët në polici u vetëdorëzuan, edhe Ajaks Boshnjaku dhe Fabio Allushi, por ata u lanë të lirë nga gjykata Tiranës pasi nuk kishin lidhje me konfliktin.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu