• |
ide | kryesore

Mediat e huaja i bëjnë jehonë protestës së opozitës: Shqiptarët kërkojnë zgjedhje të reja

Lajme, Të fundit



Ashtu sikurse edhe protestat e kaluara, mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë zhvillimeve të sotme në Shqipëri, ku opozita ka mbajtur protestën e radhës.

Ka qenë prestigjiozja “The Washington Post” dhe “Fox News” që kanë shkruar se: “Mijëra qytetarë shqiptarë rrethojë Parlamentin, kërkojnë zgjedhje të reja”.

Në shkrimet e tyre thuhet se qytetarët shqiptarë kërkojnë zgjedhje të reja sepse akuzojnë kabinetin aktual të qeverisë Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Gjithashtu ata i kanë bërë edhe një panoramë protestës, për mënyrën se si është zhvilluar.

Prestigjozet shkruajnë se “prej javësh protestat e opozitës janë duke u zhvilluar me flakadanë, lëndë piroteknike, ndërsa nga ana tjetër edhe policia i është përgjigjur me gaz lotsjellës”.

Opozita ka mbajtur protestën e 4, që prej asaj të 16 shkurtit, kur do të shënohej edhe nisja e protestave masive që do të shoqëronin çdo seancë plenare.

Ndonëse ditën e sotme krahas forcave të policisë, me masa mbrotjese ishin pajisur edhe qytetarët nuk pati përshkallëzim të situatës.



3 Comments

  1. Si te majt dhe te djathte duhet ti japim vleren qe i takon sali berishes per punen supertitanike qe paska bere per organizimin e se djathtes dhe faktorizimin e saj si ne opozit ashtu dhe ne pushtet…. te shohesh tani te djathten ne drejtimin e lules dhe mones fillon ke respekt per majmunet

  2. te marin nje brisk rroje ti ketu lart bashke me sale serbin dhe tia ruani edit dhe popullit qe ju ka hedh ne koshen e mbeturinave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *