• |
ide | kryesore

Avokati i Tahirit: Prokuroria nuk ka “as” nën mëngë, do kërkojmë…

Lajme, Të fundit



Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia sqaroi se shkuan sot në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda pasi Prokuroria kundërshtonte datën 10 mars për mbylljen e hetimeve për Tahirin.

Sipas Haxhisë, Apeli i dha të drejtë Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Haxhia tha ndër të tjera se do të kërkohet pushimin i çështjes për Tahirin, duke u shprehur i sigurt se Prokuroria nuk ka asnjë “as” nën mëngë.

“Sot çuditërisht kërkoi prapë kohë Prokuroria me arsyetimin, më vjen keq që po e them, se është shumë qesharake se duhet të respektohet e drejta e avokatit për të bërë një memo brenda 10 ditësh”,- tha ai.

“Prokuroria nuk asnjë provë dhe nuk ka sesi t’i ketë. Do të kërkojmë pushimin e çështjes. Ne pretendojmë që të na jepet një fakt. Do bëjmë kallëzim për prokurorët”, u shpreh avokati i Tahirit, Maks Haxhia.



2 Comments

  1. Bojeni hero Tahirin dhe ti kerkojme falje..Kete thote edhe ky BQ i deklaruar(i martum per gjasme)…Jetojme nen qeverine e LGBT dhe Drogaxhinjve..Ku paskemi arrit..

  2. Eshte aftesi dhe detyrim qe avokati te mbroje klientin, kot nuk kane thene qe “bejne avokatin e djallit”. Por thelbi eshte qe: Ky palaco i pandehur duhet te shpetohet me ose per procedure apo ne themel te akuzes? Kete pjese duhet te ndaje moralisht avokati edhe pse e ka te ndaluar ta shprehe, konfidencialiteti! E thene shkurt dhe qarte luhet goxha para dhe pagese e madhe ne kete rast, per te mos thene qe luhet edhe fati i nje qeverisjeje duke pare qe akuzohet nje ish minister dhe kush ai me i rendesishmi i kohes. Sepse nese ky shpeton per procedure, pasi akuzat do apo nuk do ai ose “avokati” jane vertetuar boterisht tashme dhe jo nga pala shqiptare por nga agjencite huaja ligjzbatuese, i bie qe ky felliqesire shpeton nga zkuza jo per themel por per procedure dhe ne kete rast i bie qe te gjithe kurvat e rilindjes qe akuzojne cdo politikan qe ka shpetuar per procedure dhe jo per themel te akuzes, si rasti i lules se bashajve nje nga demokratet e flakte te komunizmit, ja fusin kot. Cfare ironie e fatit per shqiptaret dhe sistemin ne teresi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *