• |
ide | kryesore

Basha në takim me mësuesit: Pensionet nuk u dalin as për të mbyllur muajin

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e nisi ditën e 7 Marsit në një takim me mësuesen e tij kujdestare dhe mësuese të tjera të Tiranës.

Basha u shpreh se mësuesit nuk mbyllin dot muajin me pesionet e tyre. Sipas tij, Shqipëria i ka një borxh të madh atyre.

“Shoqëria jonë u ka një borxh të madh brezave të tërë të mësuesve që sot në pensionet e tyre nuk mbyllin muajin. Ne duhet dhe do të bëjmë më shumë për mësuesit sot dhe nesër që të kenë paga me dinjitoze, kushte më të mira për mësimdhënie dhe trajtim dinjitoz. Sepse mësuesit janë garancia për cilësinë dhe forminin e brezave të ardhshëm”,- tha Basha.

Ndërsa më herët në një shkrim në rrjetet sociale, kryedemokrati Basha shprehu mirënjohjen dhe urimet e tij për çdo mësues.

“Gëzuar 7 Marsin! Mirënjohje pafund çdo mësuesi që është kthyer në prind të dytë për breza të tërë nxënësish! Askush nga ne s’do ishim këta që jemi sot, pa përkushtimin dhe sakrificat e tyre. Urime”.



3 Comments

  1. “”” Ne duhet dhe do të bëjmë më shumë për mësuesit sot dhe nesër që të kenë paga me dinjitoze, kushte më të mira për mësimdhënie dhe trajtim dinjitoz. Sepse mësuesit janë garancia për cilësinë dhe forminin e brezave të ardhshëm “”””

    Premtime elektorale bajate..

    O lulush.. pensjonet nuk do te dalin per te mbyllur muajin dhe per nja 20 vitet e ardhshme !

    Pse kur te vish ti ( nese vjen) mendon se do rritesh pensjonet me shume se 10% ( per 2 mandate ) ???? Nese e ben do te te duhet te rrisesh taksat me te pakten 3.7% per cdo njeri aktiv ne pune.

  2. Ky erdhi mbreme nga Marsi,ti ishe qeveritar dje pse nuk mendove per tja rritur pencionet ketyre zyshave qe ke bere foto sot,nuk fitohen votat keshtu o lulu taveqel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *