• |
ide | kryesore

Çfarë do të bëjë Khloe pas tradhëtisë së Tristan

Paparazzi, Slider



Pasi tradhtoi Khloe Kardashian me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, basketbollisti i famshëm është kapur mat së fundmi me një tjetër vajzë që sipas “DailyMail” quhet Karizma Ramirez.

Rikujtojmë se menjëherë pasi lajmet e tradhtisë dolën me shpejtësi, 34-vjeçarja i dha duart Tristan.

Mirëpo, si duket edhe nga postimet e publikuara në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja ende nuk e ka marrë veten nga skandali i madh.

Madje ajo ka shpërndarë me ndjekësit e saj edhe problemet që ka me gjumin. Në një postim rrëfente se ora 4 e mëngjesit e gjente zgjuar dhe pa dëshirën më të vogël për gjumë.

Rikujtojmë se Khloe me 27-vjeçarin me të cilin u nda, ka një vajzë, True, e cila së shpejti mbush 1 vjeç.

Dhe si mendoni ju, do e ftojë ajo Tristan në ditëlindjen e së bijës?

Sipas një burimi për “People”, po, do e ftojë.

Ëhë, siç e lexuat! Besojeni ose jo, pavarësisht se ai e ka tradhtuar, ajo do e ftojë atë.

Burimi ka pohuar po ashtu se familja Kardashian është shumë e inatosur me Tristan, mirëpo Khloe po mundohet të gjejë një mënyrë për ta ftuar ish-partnerin.

“Në fund të ditës ajo dëshiron që True të ketë një marrëdhënie të shëndetshme me të dy prindërit”, shtoi një tjetër burim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *