• |
ide | kryesore

Një romancë me Liam apo me Drake, Naomi Campbell i kthehet ashpër moderatorit

Paparazzi, Slider



Ajo ka zënë titujt kryesorë të mediave javët e fundit, falë dy romancave të reja për të cilat është përfolur shumë.

Por Naomi Campbell u përgjigj shumë ftohtë kur u pyet për marrëdhënien me yllin e One Direction, Liam Payne, 25 vjeç dhe reperin Drake, 32 vjeç, gjatë shfaqjes The Jonathan Ross Show.

Në intervistë, e cila transmetohet të shtunën, supermodelja 48-vjeçare, pyetet për jetën e saj private por refuzon të flasë duke dhënë një përgjigje disi të ashpër.

“Ka pasur shumë tituj kohët e fundit që ju jeni lidhur me z. Liam Payne …”, tha moderatori.

“Edhe? Unë kurrë nuk e kam diskutuar jetën time personale. Ke ndonjë tjetër emër?”, u përgjigj modelja.

“Po Drake? Ti ke qenë shumë afër me Drake”.

Duke qeshur ajo u përgjigj:

“Unë kurrë nuk e kam diskutuar jetën time personale. Dua të them, është e çmenduri se duket sikur një ditë jam me një person, të nesërmen me një tjetër. Kush e ka radhën nesër? Kjo është ajo që unë dua të di … Unë qesh. Tregimet janë të pabesueshme, është humor … unë vazhdoj me jetën time”.

Kur Jonathan e pyeti nëse Naomi është beqare për një shokun e tij, Naomi tha: “Nuk dua asnjë takim faleminderit!”

Modelja angleze u tha se po flirtonte me Drake ndërsa ishte në festën vjetore të Oscar, të organizuar nga Jay Z dhe Beyonce në Chateau Marmont në Los Anxheles muajin e kaluar.

Ajo është përfolur edhe për lidhjen me këngëtarin 23 vite më të vogël, që prej momentit kur ai i la një koment në Instagram për t’ i thënë se është perfekte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *