• |
ide | kryesore

Surprizat që përlotën Alban Dudushin në studio (Foto)

Paparazzi, Slider



Arbana Osmani në Dua të të bëj të lumtur, kishte menduar që nëpërmjet disa kolonave zanore, Albani duhej të gjente personin që ndodhej në anën tjetër të zarfit.

Surpriza e parë ishte shoku i tij i fëmijërisë Ardi, të cilin Albani nuk e kishte takuar prej 4 vitesh pasi ai jetonte në Filipine. Nëpërmjet një video mesazhi, Ardi u shpreh se ishte kënaqësi për të që të kishte një shok me kaq integritet si Albani.

Surpriza e dytë ishin prindërit e moderatorit të cilët tepër të emocionuar u shprehën se ishin krenarë e tepër të lumtur që kishin një fëmijë si Albani.

Surpriza e tretë për moderatorin ishte vajza e tij, Joelle, e cila nëpërmjet një letre i shprehu babait të saj dashurinë që ka për të dhe tha se ishte krenare per babain e saj e për marrëdhënien e tyre. Surpriza e fundit për Dudushin ishte moderatorja, Bieta Sulo, e cila rrëfeu “pakënaqësitë” që kishte ndaj tij. Në fund Bieta ndau me publikun mënyrën se si ishte njohur me Albanin dhe se si ai kishte arritur që ta bënte për vete duke e emocionuar moderatorin. Ajo rrëfeu se:

“Albani nuk ka qenë vetëm shefi im në punë, por edhe shef në jetë, ai që pushtoi zemrën time. E kam adhuruar dhe e dashurova për atë që ai është. Nuk më ngelet gjë tjetër për të thënë, por vetëm të dua!”.- tha Bieta e në studio erdhi së bashku me Joell edhe djali i tyre Kroi Art.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *