• |
ide | kryesore

Këngëtari italian shpallet i rrezikshëm për sigurinë kombëtare në Ukrainë

Paparazzi, Slider



Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi, njëherësh dhe shtetas shqiptar (pak kohë më parë ka marrë nënshtetësinë shqiptare) është shpallur si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare në Ukrainë.

Ministria e Kulturës së Ukrainës e ka futur këngëtarin e njohur në listën e zezë të 147 personave të konsideruar të rrezikshëm për sigurinë kombëtare e hartuar nën kujdesin e Këshillit të Lartë të Sigurisë e Mbrojtjes Kombëtare dhe Këshillit të Lartë të Televizionit e radios kombëtare ukrainase.

Shkak i këtij fakti është miqësia e shprehur e këngëtarit italian ndaj Presidentit rus Putin.

Albano Carrisi më nëntor të 2018 ishte i ftuar në ceremoninë e 100 vjetorit të KGB e në një intervistë të fundit ka deklaruar se e ka takuar presidentin Putin 3 herë; më 1986 pas një turneu muzikor në Moskë e Leningard; në 2004 në Cremlin në festën e fundvitit e nëntorin e shkuar me rastin e 100 vjetorit të KGB.

Albano Carrisi e ish gruaja e tij Romina Poëer janë këngëtarë mjaft të preferuar në vendet ish-sovjetike. Aktualisht çifti i këngëtarëve organizon shpesh koncerte në Rusi e Ukrainë.

Në listën e zezë të personave në rrezik për sigurinë e Ukrainës janë dhe aktori italian Michele Placido pasi ka shpreheur haptas admirimin e tij për Presidentit Putin e aktori francez Gerad Deparideu, i cili ka marrë nënshtetësinë ruse.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *