• |
ide | kryesore

Videoklipi ‘Ktheju Tokës’ i Jonida Maliqit pritet mirë nga publiku

Paparazzi, Slider



4 elementët: toka, uji, zjarri dhe ajri goditën dhe emicionuan menjëherë publikun shqiptar, të cilët e kanë ndër vite të hapur plagën e emigracionit. Fëmijët që vrapojnë larg shtëpisë që digjet, foleja e një shqiponje e mbushur me njerëz që presin të ushqehen e të rriten dhe në fund Jonida që zëvendësohet pikërisht me një shqiponjë, nuk kishin si ta përshkruanin më mirë fabulën që përcjell kënga e cila mori shumë mbështetje edhe përtej kufijve. Në postimin e bërë në ‘Instagram’, Jonida ka shpjeguar se ky klip është vetëm një parantezë e performancës që do shfaqet në festival duke lënë të kuptohet se një suprizë akoma më e madhe po vjen.
Përveç cilësive vokale dhe interpretative, edhe klipi ka gjetur mbështetje të gjerë tek publiku, pasi pa kaluar ende 24 orë nga publikimi, numëron rreth 72 mijë klikime dhe shumë share kryesisht në instagram.
Mesa duket çështjet kombëtare i bashkojnë gjithmonë shqiptarët.
‘Eurovision’ do të organizohet në Tel Aviv të Izraelit, për të shpallur fituesin mes 42 vendeve konkurruese në 18 maj. Jonida Maliqi do të këndojë në gjuhën shqipe.

https://www.youtube.com/watch?v=eo4aFzAkQkA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *