• |
ide | kryesore

Lyrical Son i bën thirrje fansave, kundër gazetarit anglez (Foto)

Paparazzi, Slider



Lyrical Son sot ka dalë publikisht hapur kundër një gazetari britanik. Graham William Philips në disa artikuj të tij ka shkruar kundër Kosovës dhe së fundmi ndaj UÇK-së, duke e cilësuar si organizatë terroriste. Lyrical Son ka publikuar në ‘Instagram-in’ e tij profilin e gazetarit dhe u ka kërkuar të gjithëve t’i bëjnë ‘report’. “Report këtij njeriu të fëlliqur. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, mundësisht ndonjë ‘hacker’ t’ja mbyll këtë faqe dhe të mos i lëmë vend në internet këtij gënjeshtari të fëlliqur”, – ka shkruar reperi.Më pas Lyrical u ka kërkuar të gjithëve të kërkojnë në ‘google’ për emrin e tij dhe të reagojnë ndaj çdo lajmi që ai publikon.Gazetari britanik, Graham Philips njihet si një person kontraversial që ka lidhje me separatistët rusë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *