• |
ide | kryesore

Pas lajmeve të tradhëtisë, JLo dhe Alex fotografohen duke shijuar diellien e Bahamas

Paparazzi, Slider



Të sapofejuarit Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez vazhdojnë të shijojnë pushimet në Bahamas, pavarësisht thashethemeve të tradhtisë nga ana e këtij të fundit.

49-vjeçarja tregoi trupin e saj të tonifikuar me rroba banjet bojëqielli, ndërsa në dorë binte në sy unaza me diamantin 15 karatësh.

Çifti dukej shumë i qetë, ndërsa shijonte plazhin, frutat dhe bisedonin me njëri-tjetrin.

Në fotot e publikuara nga “Daily Mail”, me sjelljen e tyre çifti na lë të kuptojmë se nuk ka ndodhur asgjë, pasi ishin shumë të pashqetësuar.

Ditën e djeshme ka reaguar ish-lojtari i bejsbollit, Jose Canseco duke deklaruar se Alex e ka tradhtuar këngëtaren me ish-bashkëshorten e tij, Jessica Canesco-n.

“Duke parë JLo-n t’i dërgojë mesazhe Alex Rodriguez-it, ajo nuk e di që ai po e tradhton me ish-gruan time Jessica. E shkreta vajzë, nuk ia ka idenë se kush është ai”, shkroi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *