• |
ide | kryesore

Shkarkohet drejtoresha e Kufirit në Durrës

Lajme, Të fundit



Drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Lindita Nushi, është shkarkuar nga detyra.

Vendimi për shkarkimin e saj nga detyra vjen disa dita pas arrestimit të gjashtë kontrollorëve në Kufirin e qytetit bregdetar.

Këta të fundit u lanë të lirë nga gjykata pas arrestimit, ndërsa dyshohet të jenë përfshirë në skema ryshfeti gjatë kohës që ushtronin kontrollet në kufi. Lindita Nushi mbante këtë post që nga maji i vitit të shkuar.

“Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen” – thuhej ndër të tjera në njoftimin e policisë për arrestimin e kontrollëve.



1 Comment

  1. Deri ne fund te dites prisni se do kete lajme prape me policine! Rama e ka lakun ne fyt o do beje policine ose sulltanatin. Drejtori i komanduar I tiranes eshte vetem per 2 dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *