• |
ide | kryesore

Zbulohet lidhja e Aurela Hoxhës me biznesmenin

Paparazzi, Slider



Qëkurse është ndarë nga bashkëshorti, nuk dihej asgjë rreth jetës private të modeles Aurela Hoxha, mirëpo së fundmi, detaje të reja nga jeta e saj private kanë dalë në dritë.

Mësohet se ajo prej dy vitesh bashkëjeton në Spanjë me të dashurin e saj.

Sipas “Gazeta Shqiptare”, bukuroshja është në një marrëdhënie me një biznesmen milioner që quhet Alban dhe është nga Miloti.

Ai prej vitesh jeton në Spanjë, ku ka edhe një biznes të tijin në fushën e hotelerisë.

Por si janë njohur bashkë?

Përflitet se dyshja është njohur nga miq të përbashkët gjatë pushimeve të Aurelës në Barcelonë, ku ajo aktualisht po punon për zgjerimin e mëtejshëm të një linje veshjesh të brendshme që mbajnë emrin e saj.

Mandej, burime për “Gazeta Shqiptare”, kanë pohuar se lidhja e tyre është serioze pasi të dy kanë prezantuar njëri-tjetrin me familjarët respektivë.

Pra me shumë gjasa, mund të kemi dhe ndonjë hap më të rëndësishëm në horizont për çiftin. Gjithçka mbetet për t’u parë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *