• |
ide | kryesore

Aksion anti-drogë në Lushnje, 5 të arrestuar me 21 kg kanabis

Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit arrestoi 5 persona që iu kapi 21 kg drogë. Ka qenë një hetim një mujor që ka çuar në realizimin e operacionit dhe personat janë kapur në stacionin e trenit në Lushnjë. Ky është operacioni i dytë anti-drogë pas atij të Fierit ku u arrestuan babë e bir.

Drogë çokollatë, kokainë e armë, arrestohen babë e bir në Fier 

Në flagrancë u arrestuan: A.Ç., 53 vjeç; G.K., 38 vjeç; I.K. 50 vjeç; R.K. 25 vjeç; L.Y., 47 vjeç, banues në Lushnje.

Këta persona gjatë operacionit u kapën pranë stacionit të trenit Lushnjë me një sasi prej 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në forme çokollate, kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy makina dhe një sasi parash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *