• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga përplasje me armë në Tiranë

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ka pasur një përplasje me armë zjarri, ku për pasojë është shënuar edhe një të plagosur. Gjithçka ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali”, ndërsa i plagosuri që ka marrë një plumb në këmbë. Për fat të mirë ai është jashtë rrezikut për jetën. Ai është një 26-vjeçar i identifikuar si Enea Keqa, i cili ndodhet në spital për trajtim mjekësor.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy automjetesh, konkretisht një Benz dhe një Polo. Nuk dihet nëse i plagosuri është pjese e konfliktit apo është gjendur aty rastësisht. Ajo që e bënë të vështirë identifikimin e autorëve është qëndrimi i të plagosurit, i cili mësohet se nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen kur është pyetur nga efektivët e policisë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *