• |
ide | kryesore

Pas Tiranës, edhe Durrësi bën 40 lek çmimin e biletës së urbanit

Lajme, Të fundit

Shumë prej qytetarëve të Durrësit ende nuk e dinë se pas pak ditësh do të paguajnë 40 lek për të udhëtuar me autobusët urbanë nga 30 që është aktualisht. Bileta e shërbimit u rrit me 10 lek në mbledhjen e 11 marsit të Këshillit bashkiak, ku votat e PS-së e një pjesë të këshilltarëve të LSI miratuan propozimin e Bashkisë.

“Vendimi shumë i gabuar sepse popullata është pa punë”.

Rritja e biletës ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e operatorëve në qytetin bregdetar me argumentin se nuk mbulojnë dot kostot.

Por propozimi i Bashkisë duket se nuk është konsultuar.

Qytetarët veç mungesës së informacionit flasin edhe për kosto sociale që mund të shkaktojë rritja e çmimit për një shërbim publik.

“Pa punë janë, rriten çmimet”.

“Nuk e përballojmë ne, mezi po hamë bukë”.

Bashkia e Durrësit nga ana tjetër thotë se rritja e çmimit do të ketë efekte në përmirësimin e shërbimit dhe cilësisë në linjat e transportit urban në qytetin bregdetar./ora news

2 Comments

  1. OPO BEJENI 80 .HAJT SE MBAN KY POPULL . TAKSA TAKSA TAKSA TAKSA TAKSA TAKSA TAKSA TAKSA TAKSA TAKSA TAKSA TAKSA TAKSA TAKSA TAKSA TAKSA TAKSA ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,TAKSA TAKSA ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu