• |
ide | kryesore

Masakra e Zelandës së Re: Emrat e Skëndërbeut dhe Gjergj Arianitit të shkruara në armën e terroristit

Lajme, Planet



Arma me të cilën u krye akti terrorist në dy xhami në Zelandën e Re, po tërheq vëmendjen e mediave të huaja për shkak të mbishkrimeve mbi të. Kjo armë, nga e cila humbën jetën 49 persona dhe rreth 50 të tjerë u plagosën ishte e mbushur me emra të personaliteteve të njohura shqiptare dhe botërore.

I shkruar mbi armë, dallohet qartë emri i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe emri i Gjergj Arianitit. Gjergj Arianiti ishte vjehrri i Skënderbeut, babai i Donika Kastriotit, gruas së heroit në fjalë.

I dyshuari australian Scott Morrison ose Brenton Tarrant siç kishte vendosur të njihej në rrjete sociale besohet të ketë publikuar një manifest, prej 73 faqesh në të cilin ka bërë të ditura qëllimet e tij, të bazuara në ideologji anti-emigrante dhe të ekstremit të djathtë.

Videoja e sulmit prej 17 minutash është transmetuar direkt në rrjete sociale, në profilin e tij në facebook. Në video dëgjohen tinguj të një kënge serbe, e cila ngre në piedestal ‘kasapin e Bosnjës’, të dënuarin për krime lufte Radovan Karaxhiq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *