• |
ide | kryesore

Zbulohet marrëveshja Rama – Erdogan/ Rishikim i historisë dhe futje e turqishtes në shkolla

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Marrëveshja e arritur ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe asaj së Turqisë, për bashkëpunimin në fushën e arsimit është botuar në fletoren zyrtare më datën 2 mars. Duket si një marrëveshja e cila i tejkalon kufijtë e bashkëpunimit pasi parashikon rishikimin e teksteve shkollore, ku përfshihet automatikisht edhe lënda e historisë.


Ajo që bie në sy nga marrëveshja e arritur është futja e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke.


Në nenin 2., pika 9, parashikohet “shkëmbimi i përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet”. Termi “përmirësim” i materialeve arsimore është mjaft i gjerë dhe evaziv, duke mos lënë të kuptohet se çfarë specifikisht planifikon ky vendim i miratuar në fletoren zyrtare.

Ndërkohë që më poshtë, neni 3., pika 2, sanksionon edhe futjen e gjuhës turke në shkolla. Në këtë pikë thuhet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Përmbajtja e nenit tre:

Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare

Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke.

Pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve shqiptarë në seminaret/kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.

12 Comments

  1. A thua se edhe Turqia ka rene dakord per te futur shqipen ne shkollat e tyre……
    Banda e Ridhitjes goditi serish!
    Kursi i njejte – demtim total kultures shqiptare dhe shqiptarizmes ne pergjithesi, ne gjurmet e shokut Enver!

    1. Per 500 vjet e Kemi Pas te detyrushme ate gjuh te mallkume une ju Bej thirrje qdo studenti qe e ndjen veten Shqiptare dhe Pas arredhes te Gjergj Kastrijotit ta bojktone gjuhe Turke tnai politikanet tone duhet te na sjedhin edhe gjuhen Serb dhe Greke dhe te na i Ben te detyrushme dhe pastaj te kthehim edhe nje here 200 pase.. Po kujte mutin 💩💩💩 i interesone gjuha Turke??? Politikanet tone na kane tradhtare gjith jeten kurre mos ju besone… Poshte Turqija e muti 💩 gjak nje Serbija dhe Greqija 💩💩💩

    2. Une besoje 30 deri 40 per 💯 e shqiptarve Jane Katolike dhe ordodokse … UNE nuk po flase per ordodokse qe Jane shiture Tek Greku per 300 evro por per ordodokse e vertete shqiptare… Edhe sikure 20 per 💯 e besimtarve myslimane ta ndjen veten Shqiptare dhe ti thone Jo gjuhes kulture dhe asmulimit ne Turqe prape jemi shumica dhe ne prape do ngelin shqiptare Arber Ilir dhe Dardan…Dhe ne prape do fitojme mbi tradhtaret politikanet dhe atyre qe e shesin atdheun per Fe pushtet dhe lek turpe per ju o tradhtare

  2. U desh kaq kohe per te nxjerre nga Shqiperia turqit me gjithe soj e sorollopin e tyre..Ky Idiot bukeshkale u tregua i denje pasardhes i Haxhiqamilit..DUMBABIST!

      1. Pse pas Hoxhes dhe jo ndoshta nje fije floku me shume se Hoxha sepse ky shkaterroi nje sistem demokratik, nje pavaresi mbi 100 vjecare, ky na shiti bythen te turku dhe token te serbi.

  3. Tani u be e ligjeruar se ne fakt ka shume vite qe shqiptaret po mesojne turqisht , ska stacion qe nuk jep seriale turke Ky eshte armik i ketij populli

  4. Te rishkruhet historia eshte e logjikeshme, BE nxit dhe inkurajon rishikimin e historise se vendeve si Ballaknit ku folknacionalizmi ka shume peshe te paarasyeshme te librat e historise. Nuk shoh te keqe qe me zgjedhje si ne Shqiperi e Turqi te nxitet mesimi i gjuhes reciproke. Ne dijenine time shkollat qe kane pronar turq jane shkollat ma te mira qe ka Shqiperia per mesimdhenje e nxenje.

  5. E humbur në këtë marëveshje është Shqipëria.Si gjithmonë sillemi të nënshtruar ndaj kudo të madhi.Dhe ki b…lëpirsi të njëjtën gjë po bën por në përmasa më të mëdha.Por ndoshta mundet që që me që Erdogani më parë e ka futur gjuhën shqipe për mësuar.Por atje ka miliona shqiparë dhe kuptohet por në shqipëri nuk ka ndonjë pakicë turke si janë grekët!!!Apo ki ini dhe Erdogani i quan muslimanët turq????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu