• |
ide | kryesore

Në Korçë, Tirana luan sezonin dhe Fagu pankinën: konfirmimi i teknikut lidhet me objektivat

Sport
Fagu



Në vigjilje të sfidës në Korçë, Tirana është thirrur në çështje për të luajtur praktikisht fatet e sezonit të tyre. Për klubin, lojtarët dhe teknikun Erbim Fagu. Konfirmimi i tij për sezonin e ardhshëm lidhet ngushtësisht me objektivët sezonale të kompromentuar keq në të dy frontet. Bardheblutë janë që tani -3 nga vendi i katërt e mes tyre e Dinamos është pikërisht Skënderbeu që i pret për një betejë që ngjan vendimtare. Fagu duhet të mbledhë me shpejtësi të tijtë, të dërrmuar nga humbja në vajtjen e gjysëmfinales së Kupës kundër Kukësit të vendit të fundit në renditje.

Kohë nuk ka, por në ndeshje me peshë të tillë, skuadra duhet të reagojë vetvetiu dhe kryeqytetasit i kanë në organikë emrat që mund ta udhëheqin të dalë nga kriza. Kjo përballje për më tepër ka edhe vlerë të dyfishtë, me të dy skuadrat që kërkojnë një vend në Final Four, sepse mund të bëhë diferencën e përplasjeve direkte. Tirana ka fituar 3-1 në fazën e parë, kanë barazuar në të dytën dhe pastaj janë dorëzuar në shtëpi 3-4. Në këtë pikë, fitorja eventuale jo vetëm që do ti kalonte +2 ndaj korçarëve por do t’i jepte prioritet edhe nëse dy skuadrat në fund do të renditeshin me pikë të barabarta.

Lexo më tejRrezikon eliminim nga vendi i fundit, Fagu bëhet qesharak: “Më pëlqeu si luajtëm”. Devolli, dedikim me puthje

Natyrisht, llogaritë duhen bërë edhe me Dinamon, që në këtë moment duket se gabon fare pak dhe ka marrë një vend të katërt që nuk dëshiron ta lëshojë pa luftuar. Në të gjitha rastet, ai në Korçë është treni i fundit për Tiranën në kërkim të një mundësie për të shpëtuar sezonin me përfshirjen në katër më të mirët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *